Bolonjë, Begaj: Mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë

Nga Bolonja mes shqiptarësh dhe arbëreshësh, në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, presidenti Bajram Begaj bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.


Nga Bolonja mes shqiptarësh dhe arbëreshësh, në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, presidenti Bajram Begaj bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Incontrarsi” quhej akiviteti ku presidenti Begaj ishte i ftuar nderi.

““Incontrarsi” ka domethënie mjaft të madhe. Për ne shqiptarët çdo takim është një mundësi e re, është një mundësi për të krijuar lidhje për të forcuar ato që kemi, për të ndërtuar ura bashkëpunimi”, u shpreh ai.

Kreu i Shtetit u drejtoi një ftesë komunitetit arbëresh, atij shqiptar dhe të rinjve tanë që studiojnë në Universitetin e Bolonjës, një nga më të vjetrit në Evropë, që të krijojnë sa më shumë rrjete bashkëpunimi që forcojnë identitetin, rrisin integrimin në Itali dhe i japin komunitetit atje një rol edhe më të madh në jetën ekonomike, kulturore dhe politike.

Begaj theksoi se Shqipëria ka nevojë për të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen.

“Si President i Shqipërisë, dua t’ju siguroj se do të mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë, që ruan dhe promovon vlerat demokratike, identitetin tonë, dhe që kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe një të ardhme bashkëpunimi të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë”, shtoi ai.

Ndërsa vlerësoi kontributin e arbëreshëve në ruajtjen e rrënjëve, duke i cilësuar ata si kujdestarët e pjesës së vyer të identitetit shqiptar.

Presidenti u ndal edhe te shqiptarët e rinj të emigruar pas viteve ’90, të cilët i quajti “shembull të shkëlqyer integrimi”.

“Janë rrugë të ngjashme, rrugë suksesi të siguruara me punë, përkushtim dhe respekt për ligjet dhe kulturën italinë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Begaj vlerësoi se Italia është mike e çmuar për Shqipërinë.

“Në këtë histori suksesi, më duhet të përmend edhe rolin e jashtëzakonshëm të Italisë. Ajo ka qenë dhe mbetet një mike e çmuar për Shqipërinë. Për arbëreshët, ajo u bë një shtëpi që u ofroi strehim dhe mundësi për të krijuar një jetë të re duke ruajtur trashëgiminë e tyre. Për shqiptarët e sotëm, Italia u shndërruar në shtëpi të dytë, ku jo vetëm u integruan, por edhe kontribuojnë aktivisht. Italia ka qenë dhe mbetet avokati ynë më i madh në procesin e integrimit europian dhe një partner strategjik për zhvillimin tonë. Marrëdhëniet tona janë janë të bazuara në lidhje historike, kulturore dhe njerëzore”, u shpreh presidenti Begaj, i cili shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve më të larta të këtij qyteti dhe rajonit Emilia-Romagnia, për mbështetjen në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Itali.

Presidenti Begaj i drejtoi një falënderim të posaçëm Shoqatës ”Korabi”.

“Jo vetëm që Korabi është mali më i lartë në Shqipëri, por është vendi ku rrinë shqiponjat. Shqiponja jeton gjatë. Ajo që është e rëndësishëm për shqiponjat është fakti se, duke qëndruar lart, shikojnë larg dhe qartë”, tha Begaj.

(ATSH)

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri