“Lufta kundër korrupsionit, prioritet”, Spiropali: Thembra e Akilit për ndërtimin e një ekonomie të fortë


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali deklaroi sot se, Shqipëria është në një moment shumë të mirë të integrimit në BE.

“Kemi çelur zyrtarisht kapitujt “Themeloret”, ku sigurisht është edhe sundimi i ligjit. Presim Konferencën e Tretë Ndërqeveritare, për çeljen e kapitujve të tjerë, apo grup-kapitujt dhe besoj deri në fund të 2025 do kemi çelur zyrtarisht negociatat edhe për kapitujt e tjerë”, tha Spiropali në fjalën e saj në tryezën publike me temë: “Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në sektorët me risk të lartë në qeverisjen qendrore dhe vendore”, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Spiropali u shpreh se, pjesëmarrja në këtë tryezë të Komisionit të Posaçëm lidhje me 2 arsye.

“E para, për të mbështetjen dhe inkurajimin maksimal të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe timin personalisht, për veprimtarinë e Komisionit për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Dhe e dyta për të dëshmuar rëndësinë që Kuvendi i Shqipërisë po i kushton luftës kundër korrupsionit si një nga prioritetet e kësaj legjislature, të cilën e nënvizova edhe në çelje të sesionit parlamentar”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se, lufta e suksesshme kundër korrupsionit, por edhe përpjekjet institucionale të koordinuara për këtë luftë, përbën thembrën e Akilit në përpjekjet për të ndërtuar një vend me ekonomi të fortë, sektorë dhe tregje konkurruese dhe një shoqëri me drejtësi sociale dhe solidaritet njerëzor.

Spiropali vlerësoi diskutimet në këtë Komision, duke shtuar se, që me marrjen e detyrës e ka ndjekur me shumë vëmendje dhe përgjegjësi veprimtarinë e Komisionit, është njohur dhe me draftet dhe dokumentet e përgatitur dhe e vlerëson vizionin, realizmin, konstruktivitetin, kompetencën profesionale dhe institucionale në hartimin e tyre.

“Aty nuk ka aspak cinizëm, por ka një përpjekje serioze për të bërë ndryshimin përmes punës së përbashkët po dhe dijes së secilit prej jush”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit gjithashtu falënderoi ekspertët, të cilët theksoi ajo, “janë bashkuar në këtë nismë për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt BE-së, që është edhe qëllimi final”.

“Jemi në një moment shumë të mirë të integrimit në BE. Kemi çelur zyrtarisht kapitujt “Themeloret”, ku sigurisht është edhe sundimi i ligjit. Presim Konferencën e Tretë Ndërqeveritare, për çeljen e kapitujve të tjerë, apo grup-kapitujt dhe besoj deri në fund të 2025 do të kemi çelur zyrtarisht negociatat edhe për kapitujt e tjerë”, tha Spiropali.

Spiropali gjithashtu falënderoi Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ambasadën e SHBA dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, por edhe ekspertët e huaj për format e ndryshme të mbështetjes që i kanë dhënë këtij Komisioni dhe Kuvendit të Shqipërisë.

“Në këta 4-5 muaj të veprimtarisë intensive të Komisionit, Kuvendi është shndërruar në një kantier pune dhe debati, kryesisht nga veprimtaria dhe puna juaj. Nuk është rastësi që në ligjërimin publik dhe politik parlamentar ky komisionin njihet shkurt si Komisioni Antikorrupsion dhe pse nuk është vetëm i tillë. Sigurisht gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi tek çështjet më kardinalë siҫ thotë populli dhe kjo vlen edhe në këtë rast”, tha Kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se, “pritshmëria popullore për luftën kundër korrupsionit ka krijuar këtë perceptim publik për qëllimin e Komisionit dhe sigurisht që priten edhe përgjigje, priten zgjidhje dhe priten iniciativa administrative-ligjore edhe për të ardhmen”.

Spiropali theksoi se, qëllimi final i qeverisjes dhe i gjithë reformave në të cilat është përfshirë shoqëria shqiptare është rritje e mirëqenies së qytetarëve.

“Korrupsioni nuk është thjesht një e keqe, por është një pengesë për arritjen e ҫdo qëllimi tjetër në një vend demokratik”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

“Arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit janë të dukshme dhe të matshme dhe vlerësohen vit pas viti nga raportet e Departamentit të shtetit apo progres-raportit të Komisionit Evropian, por që të jemi realist mjaft prej sektorëve me ndjeshmëri të lartë vazhdojnë ende të jenë me risk më të lartë ndaj korrupsionit dhe aty ka nevojë që të fokusohet dhe të prezantohen tezat për diskutim dhe për plan-veprimi në të ardhmen”, tha ajo.

Spiropali veçoi problemet e pronësisë, apo prokurimet publike, për të cilat u shpreh ajo, “sigurisht që ekziston edhe një pritshmëri publike për përmirësim të situatës por edhe gjetjen e zgjidhjeve më të duhura”.

Kryetarja e Kuvendit sugjeroi që “Komisioni të rekomandojë edhe institucioneve shtetërore Strategjitë e zhvillimit të sektorëve, por edhe të bëjë rolin e vetë që është monitorimi dhe kontrolli i këtyre institucioneve, që nuk ndodh vetëm përmes Komisionit të Posaçëm , por duhet të shtrihet më pas edhe në veprimtarinë e Komisioneve të tjera në bazë të një plani veprimi shumë të qartë”.

Pra, shtoi Spiropali, “duhet që në planet tona zhvillimore mos lëmë shteg për abuzimet dhe abuzuesit, se sigurisht Prokuroria është hallka fundore e luftës kundër korrupsionit, por ka një sërë masash që mund të merren për të ngushtuar hapësirat administrative institucionale ligjore për t’i mbyllur shtigjet e korrupsionit në shumë mënyra të tjera dhe ky është kusht i domosdoshëm për efiçencën e institucioneve dhe agjencive publike”.

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…