Pekini do të organizojë forumin mbi zgjidhjet e administrimit urban
Forumi i Pekinit për Përgjigjet e Shpejta ndaj Ankesave Publike është planifikuar të zhvillohet nga 18 deri më 19 dhjetor, sipas zyrtarëve nga Bashkia e Pekinit në një konferencë shtypi të martën.
Forumi i Pekinit për Përgjigjet e Shpejta ndaj Ankesave Publike është planifikuar të zhvillohet nga 18 deri më 19 dhjetor, sipas zyrtarëve nga Bashkia e Pekinit në një konferencë shtypi të martën.
Ky forum synon të shërbejë si një platformë ndërkombëtare për ekspertët që të shkëmbejnë opinionet, të diskutojnë zgjidhje inovative e praktike për sfidat e shërbimit publik dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre në administrimin urban.
Përfaqësuesit e lartë nga Shërbimi Administrativ i Bashkisë së Pekinit dhe Zyra e Menaxhimit të të Dhënave, Instituti i Shkencave Politike i Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore dhe Zyra e Pekinit e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) morën pjesë në këtë konferencë, duke ofruar opinionet e tyre mbi nismat e administrimit urban të Pekinit dhe duke paraqitur temat kryesore për forumin e javës së ardhshme.
Shen Binhua, drejtor i Shërbimit Administrativ dhe i Zyrës së Menaxhimit të të Dhënave të Bashkisë së Pekinit, theksoi sfidat e administrimit urban të Pekinit. Ai shpjegoi se për të trajtuar çështjet e administrimit të një qyteti të madh, Pekini – ku jetojnë mbi 20 milionë banorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së Nju-Jorkut – shpalli nismën inovative “Përgjigje e shpejtë ndaj ankesave publike” në vitin 2019. Kjo nismë synon përgjigjen e shpejtë për nevojat e kërkesat e banorëve dhe zgjidhjen me efikasitet të problemeve të jetës së përditshme.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, që nga fillimi i kësaj nisme janë trajtuar mbi 150 milionë ankesa, me një shkallë zgjidhjeje e kënaqësie përkatësisht 96.5 dhe 96.9 për qind. Nisma ka integruar më shumë se gjashtëdhjetë shërbime të linjës së drejtpërdrejtë telefonike në një numër të unifikuar – 12345. Linja telefonike funksionon 24 orë në 7 ditë të javës, me mbi 1700 operatorë që punojnë me turne për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe për të plotësuar kërkesat, duke trajtuar pothuajse çdo aspekt të jetës urbane, përfshirë shërbimet e biznesit, kujdesin për të moshuarit e fëmijët, shëndetësinë, arsimin dhe transportin.
Burimi: CGTN