Gonzato: Veprim urgjent për të njohur femicidin si krim të veçantë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato bëri thirrje për veprim urgjent për ta njohur femicidin si krim të veçantë dhe për të përforcuar parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato bëri thirrje për veprim urgjent për ta njohur femicidin si krim të veçantë dhe për të përforcuar parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 

Deklarata erdhi në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit, “Femicidi: Problem social përtej statistikave”, ku morën pjesë autoritete shtetërore e zyrtarë qeveritarë si dhe organizata të shoqërisë civile.

 

“Dhjetëra gra dhe vajza kanë humbur jetën vitet e fundit në Shqipëri për shkak të dhunës me bazë gjinore ndërkohë që tendenca është në rritje. Pas këtyre shifrave qëndrojnë histori të pathëna të dhunës dhe diskriminimit në familje”, u shpreh Gonzato në fjalën e tij.

 

“BE-ja është e përkushtuar të mbështesë institucionet shqiptare për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore. Dhuna ndaj grave nuk ka vend në shoqëritë tona”, u shpreh Gonzato.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në fjalën e saj njoftoi se 12 vajza dhe gra humbën jetën në Shqipëri në vitin 2023, ndërsa 5 fatalitete të tjera kanë ndodhur deri në shtator të këtij viti.

 

Sipas saj, zgjidhja më efektshme për të luftuar “femicidin” është të luftohen arsyet që motivojnë këtë fenomen në origjinë si rolet gjinore dhe stereotipet.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali nënvizoi nga ana e saj se është e nevojshme të rritet kontrolli mbi zbatueshmërinë e legjislacionit për ndëshkueshmërinë e dhunuesve dhe të përmirësohet legjislacioni ekzistues aty ku është e nevojshme. Ajo e konsideroi propozim që duhet vlerësuar, propozimin e Avokatit të Popullit drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në prill të këtij viti, mbi parashikimin në Kodin Penal të Femicidit si vepër penale e veçantë.

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…