5 -vjetori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Vengu: Forcojmë kapacitetet në personel dhe pajisje


5-vjetori i krijimit e gjen Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në mjediset e reja në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga drejtori i kësaj agjencie Haki Çako, përfaqësues të vendeve donatore, si dhe përfaqësues të institucioneve që kanë rol në përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive.

Fillimisht, të pranishmit vizituan nga afër e Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ku u njohën me mënyrën e funksionimit të saj.

Ministri i Mbrojtjes e vlerësoi si shumë të rëndësishme ngritjen dhe modernizimin e kësaj qendre, të cilën e konsideroi si një hallkë thelbësore në përballimin e emergjencave.

“Stafi i Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura në bashkëpunim me AKMC kanë arritur që të krijojnë këtu një kapacitet kombëtar dhe jo vetëm, një sallë që i shërben jo vetëm një institucioni, por një sallë që i shërben të gjitha institucioneve në rang republike, të përfshira në përballimin e fatkeqësive dhe të gjitha nevojat për kërkim-shpëtimin”, u shprej Vengu.

Ai informoi se pas pak ditësh do të auditohet nga të gjitha organet përkatëse ndërkombëtare rregullatore dhe kapaciteti shqiptar për kërkim shpëtimin.

“Jemi tashmë në kushte optimale që jo vetëm të zbatojmë rregulloren që ka përcaktuar ICAO (Agjencia Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) për këto raste, por edhe të shohim në veprim se si kapacitetet janë ndërtuar për t’iu vënë në dispozicion prefekturave, infrastrukturës kritike, enteve apo Forcës Ajrore”, u shpreh ai.

Më tej, ministri Vengu vuri në dukje kontributin e AKMC në përballimin e fatkeqësive gjatë viteve të fundit dhe kërkoi që roli i kësaj agjencie të shpërndahet edhe më gjerë në territor.

“AKMC është rritur përmes trajtimit të krizave që besoj e kanë bërë sot një institucion, i cili është në qendër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile me të gjitha instrumentet teknologjike dhe tani ka ardhur momenti që këtë sallë shembullore qoftë në organizim, qoftë në teknologji le të fillojmë pse jo ta shtrijmë në kapacitete dhe në ato katër njësi rajonale, ku AKMC ka personel dhe duhet ta forcojmë më tej personelin, qoftë edhe në kapacitete apo mjete dhe pajisje në mënyrë që ky model i iniciuar të mund të prezantohet në gjithë territorin, prefekturat dhe bashkitë”, tha Vengu.

 

Drejtori i AKMC-së, Haki Çako shtoi se Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile përveçse operon në kohë reale me Qendrën e Kërkim – Shpëtimit dhe gjithë strukturat dhe institucionet në nivel kombëtar e vendor, do të mikpresë edhe Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

Nga ana e saj, Stefania Vizzaccaro, drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim si financuese kryesore e ngritjes dhe modernizimit të e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti si dhe vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare.

Lexo më shumë nga

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3,9% në 2025-ën

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3,9% në 2025-ën

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB