Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër përmes Inteligjencës Artificiale.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër përmes Inteligjencës Artificiale.

Në takimin e nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, të organizuar nga Kuvendi Rama theksoi se “integritetin e procesit të Prokurimeve Publike do ta bëjmë aq të fortë sa që vendet e BE-së të duan që ta marrin modelin tonë dhe ta implementojnë se teknologjia ta jep këtë mundësi. Pashë edhe Eurobarometrin që kishte bërë një anketim për perceptimin e korrupsionit nga popujt e BE dhe ishin një numër i madh popujsh në BE që kishin idenë që qeveritë e tyre dhe vendet e tyre ishin më shumë të korruptuara sesa mendon populli shqiptar për qeverinë dhe vendin tonë”.

Kryeministri Rama u shpreh se “teknologjia na jep mundësinë që ne të bëjmë kapërcime të cilat luftojnë me perceptimin. Natyrisht ky perceptim lidhet me shumë gjëra, por jo me faktet dhe me të gjitha faktet. Kjo është e vërteta”.

“Ashtu sikundër ne po përgatisim, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea me mbështetjen e të gjithëve, ne po përgatisim dhe së shpejti do ta prezantojmë një faqe të Shqipërisë transparente, e cila do të jetë një risi nga pikëpamja e hedhjes në dritë të gjithë aktivitetit të çdo gjëje që ndodh dhe bëhet dhe çdo qindarke që prokurohet apo shpenzohet në Republikën e Shqipërisë sa na takon ne si pushtet ekzekutiv se jemi të vetëdijshëm se gjërat për t’u bërë janë shumë”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.