Rama: Adrenalina e aktiviteteve malore në Majën e Qorres në Llogora
Parku Kombëtar i Llogorasë ka potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet.
Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë, këto ditë dimri ofron peizazhe mahnitëse, por edhe mundësi për sporte dimërore.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një video me pamje nga Maja e Qorrës. Në video shquhen të rinjë të cilët shijojnë borën e rrëshqasin mbi të.
“Adrenalina e aktiviteteve malore në Majën e Qorres në Llogora”, shkruam Rama.
Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë ka mbërritur edhe në parkun Kombëtar të Llogorasë, i njohur për freskinë e tij gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për magjinë e dëborës në dimër.
Parku Kombëtar i Llogorasë ka potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet.
(ATSH)