Dhomë ekonomike Shqipëri–Kosovë, firmoset marrëveshja

Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozojë qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet


Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa u prit nga kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj në takim zyrtar, me qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë, me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve.

Palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë.

Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozojë qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me objektivat e deklaratës së përbashkët për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë, e nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018, në Pejë.

Ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë.

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…