Siguria në shkolla, Hoxha nga Korça: Së shpejti, zbatojmë projektin “Smart city”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me prefektët e qarqeve në qytetin e Korçës.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me prefektët e qarqeve në qytetin e Korçës. Hoxha tha se gjatë takimit është diskutuar për përballimin e emergjencave civile.

“Në vijim të takimeve që kam pasur para disa javësh në qarkun Fier, kemi organizuar takimin e dytë me prefektët e qarqeve, kemi analizuar situatën sa i përket masave të emergjencave që duhet të marrim dhe veprimet që duhet të koordinojmë, midis policisë e prefekturës dhe strukturave të tjera shtetërore”, tha Hoxha.

Ndër të tjera, ministri informoi se çështja për të cilën ka vënë një rëndësi shumë të madhe dhe thelbësore është zbatimi i paketës së sigurisë në shkolla.

“Sot, në qarkun Fier, kemi pasur një ngjarje e cila, për fat të mirë, nga ana e policisë është arritur të identifikohet dhe të zbardhet në një kohë të shpejtë”, theksoi ai.

“Siç edhe ju e dini, kryeministri është tashmë në një konsultim publik për sa i përket çështjes dhe paketës së sigurisë në shkolla. Shumë shpejt, qeveria shqiptare do të aplikojë sistemin “Smart City”, i cili do të rrisë sigurinë në mjediset shkollore dhe ambientet përreth tyre”, u shpreh Hoxha.

“Roli i policisë dhe roli i stafit pedagogjik për të pasur një ambient sa më të sigurt është shumë i rëndësishëm. Modeli që ndjekin nxënësit e shkollave është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, bashkëpunimi mes familjes, shkollës dhe edukimit që ne i ofrojmë fëmijëve tanë mbetet një çështje që na shqetëson çdo ditë”, tha ministri.

Hoxha u pyet nga mediet edhe për procesin e zgjedhjes së drejtuesve të komisariateve, ku ka pasur 288 aplikantë.

“Nga këta, 288 kanë fituar të drejtën për të qenë dhe për t’u emëruar si shefa komisariati 100 prej tyre. Procesi po vazhdon dhe shumë shpejt do të kemi 48 oficerë policie të cilët do të drejtojnë komisariatet në të gjithë policinë e shtetit. Nuk është bërë një renditje që kategorizon 48 të parët; renditja është sipas rendit alfabetik dhe pikëve. Mënyra e përzgjedhjes së procesit do të jetë e ngjashme me atë të drejtorëve të qarqeve. Shumë shpejt, shefat e komisariateve do të jenë në detyrë.”, tha Hoxha.

“Smart City” është një nga projektet të “Shqipërisë 2030” në aspektin e sigurisë. Përmes tij, qeveria synon një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat.

Ky projekt nënkupton monitorim me inteligjencë artificiale dhe pritet të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.