Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga janari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se, rritja e mbulimit shëndetësor në banesë është një ndër objektivat kryesorë në sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se, rritja e mbulimit shëndetësor në banesë është një ndër objektivat kryesorë në sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në konferencën me temë “Sigurimi i Qëndrueshmërisë së Shërbimeve Shëndetësore në Banesë për të Moshuarit”, ministrja Koçiu u shpreh se, aktivizimi i shoqërisë civile, mendimi kritik dhe debatet konstruktive janë elementë thelbësorë për të përmirësuar punën e përbashkët.

“Shërbimi shëndetësor në banesë, është një shërbim jetik, i domosdoshëm dhe i rëndësishëm jo vetëm për të moshuarit, por për të gjithë të pamundurit që nuk aksesojnë dot strukturat shëndetësore dhe ato sociale”, theksoi ministrja, ndërsa solli në vëmendje lançimin dy javë më parë të figurave të reja të profesionistëve që vendosen në shërbim të këtij qëllimi, si psikologë, punonjës socialë, fizioterapistë, etj.

Sipas saj, dy nga katër figurat profesionale janë tejet të rëndësishme sa i përket ofrimit të shërbimit në banesë. “Është operatori socio-shëndetësor dhe kujdestari personal. 2 nga 4 figurat profesionale që ne lançuam dhe unë besoj fort që duke rritur profesionalizmin këtyre dy modeleve, ne do krijojmë mundësinë për t’ju shërbyer akoma dhe me më shumë cilësi të gjithë të pamundurve që nuk lëvizin dot nga banesa”, nënvizoi ministrja.

Koçiu vuri në dukje se, në kuadër të projektit “Shëndet për të gjithë”, të financuar nga qeveria e Zvicrës, janë mbështetur shumë qytetarë që e kishin të pamundur të paraqiteshin pranë qendrës shëndetësore.

“Janë trajnuar 1000 profesionistë në 2 vitet e fundit dhe ndërkohe që nga janari në nëntor të këtij viti ne kemi ofruar në banesë 55 mijë vizita për të sëmurët kronikë dhe vetëm në muajin nëntor janë kryer 22 mijë vizita në banesë për rreth 5200 pacientë. Kur flasim për shërbim për të pamundurit duhet të kemi në konsideratë edhe shërbimin që ofrohet sa më pranë vendbanimit të qytetarëve dhe pikërisht për këtë gjatë viteve të fundit është investuar në infrastrukturën shëndetësore. Janë mbi 400 qendra shëndetësore që janë rikonstruktuar për të përmirësuar infrastrukturën fizike, por dhe për t’i pajisur “, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Burimi ATSH

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.