Hasani: Karta e Adriatikut (A-5), lojtar kyç në avancimin e aspiratave euroatlantike të rajonit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani çmoi sot rolin e Kartës A-5, ndërsa vuri në dukje se në kryesinë shqiptare gjatë vitit 2024 është përforcuar roli i saj, si një lojtar kyç në avancimin e aspiratave euroatlantike të rajonit.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani çmoi sot rolin e Kartës A-5, ndërsa vuri në dukje se në kryesinë shqiptare gjatë vitit 2024 është përforcuar roli i saj, si një lojtar kyç në avancimin e aspiratave euroatlantike të rajonit.

Në cilësinë e kryesisë shqiptare për vitin 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, mirëpriti sot takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A-5), që shënon dhe përfundimin e kryesisë shqiptare njëvjeçare të kësaj nisme.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ministri Hasani vlerësoi se “ky forum ka dëshmuar vazhdimisht përvojën e tij si një platformë unike për bashkëpunim duke sjellë së bashku 5 vendet anëtare të Kartës A-5 dhe vendet vëzhguese.

“Teksa përfundon këtë vit kryesinë shqiptare, kam kënaqësinë të reflektoj për përparimet që kemi bërë dhe forcën e përpjekjeve tona kolektive. Dua të vlerësoj rolin e paçmuar të SHBA-së në mbështetje të demokracisë e stabilitetit në rajonin tonë. Ne e vlerësojmë partneritetin e tyre të vazhdueshëm”, tha Hasani.

Hasani mirëpriti po ashtu edhe pjesëmarrjen e vendeve vëzhguese si Kosova, Serbia dhe Sllovenia, që sipas tij, “ilustron frymën e hapjes dhe gjithëpërfshirjes së Kartës”.

“Është pikërisht kjo frymë që mbështet suksesin e bashkëpunimit tonë dhe forcon themelet e angazhimit tonë të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe integrimin rajonal. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë vendet anëtare dhe vëzhguese për kontributin e tyre gjatë këtij viti. Angazhimi juaj ka qenë i rëndësishëm në formësimin e një plani veprimi produktiv të kryesisë shqiptare për vitin 2024”, tha Hasani.

Hasani theksoi se “së bashku ne kemi përforcuar rolin e Kartës si një lojtar kyç në avancimin e aspiratave euroatlantike të rajonit tonë”.

Në takim ishin të ftuar përfaqësues të SHBA-së si dhe ministrat e vendeve të Kartës SHBA-Adriatike: Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si edhe vendeve vëzhguese: Kosova, Serbia dhe Sllovenia, me statusin e të ftuarit.

Burimi ATSH

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.