Britaniku që zgjodhi të jetojë në Shqipëri: Shoh kaq shumë mundësi që duhen shfrytëzuar

Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ishte sot në fokus të podkastit “Flasim”, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts.


Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ishte sot në fokus të podkastit “Flasim”, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts.

Me një karrierë 40-vjeçare në industrinë e naftës, e ndarë kjo në disa vende të botës, duke nisur nga Kazakistani, në Singapor, Burma, Trinidad-e-Tobago dhe Australi, Roberts tregon se përse zgjodhi Shqipërinë për të jetuar.

Roberts erdhi fillimisht në vendin tonë si menaxher i projektit të madh Trans-Adriatik dhe në përfundim të projektit vendosi të qëndrojë në Shqipëri, ku ka blerë edhe një banesë.

Ndërsa tregon se pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shqipëri, Roberts tha se është pikërisht jeta në komunitet dhe lidhja me familjen, që siç shprehet ai, nuk e gjen më tani në qytezën industriale ku u rrit pranë Mançesterit në Britani.

Ndërsa i bën thirrje çdo shqiptari që ta mendojë mirë largimin nga Shqipëria, Roberts shprehet se Britania e Madhe nuk është më e njëjta siç ka qenë sikur, si për sa i përket taksave, sistemit shëndetësor etj. “Britani e Madhe ka shumë sfida”, u shpreh ai.

“Shoh kaq shumë mundësi në Shqipëri, që patjetër duhen shfrytëzuar”, tha Roberts.

Turizmi dhe siguria janë për të disa nga pikat më të forta që ofron Shqipëria, e cila sipas tij, “po zhvillohet shumë”.

“Unë shoh mundësi. Turizmi është një prej tyre. Industria e turizmit, për shembull, në Britaninë e Madhe është marrosur nga Shqipëria. Nga raportet që lexon po rriten më shumë fluturimet”, tha ai.

Për sa i përket turizmit, kryeministri Rama u shpreh se tani Shqipëria është në hartë dhe ka sfida të reja.

“Duhet të bësh gjithçka që të ruash ekuilibrin midis gjithë larmisë së natyrës që është një motiv i fortë dhe nevojës për të pasur më shumë kapacitete. Po ashtu, midis turizmit masiv dhe atij luksoz. Ka një mori sfidash, por, gjithsesi, jemi në hartë”, tha ai.

Po ashtu, Rama tha se të huajt në Shqipëri vlerësojnë sigurinë.

Ndërsa Kryeministri konfirmoi këtë fakt, Roberts u shpreh se ndihet më i sigurt këtu sesa do të ishte mbrëmjeve në Mançester apo Londër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.