“Democracy Talk”, diskutim për sfidat me lirinë e fjalës

Biseda e tretë “Democracy Talk”, e organizuar nga shoqata e ish-pjesëmarrësve shqiptarë në programet e shkëmbimit në Shtetet e Bashkuara (AUSA) në partneritet me Western Balkan University, u fokusua në lirinë e fjalës në demokraci.


Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se biseda e tretë “Democracy Talk”, e organizuar nga shoqata e ish-pjesëmarrësve shqiptarë në programet e shkëmbimit në Shtetet e Bashkuara (AUSA) në partneritet me Western Balkan University, u fokusua në lirinë e fjalës në demokraci.

Sipas ambasadës amerikane ish-pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit të SHBA, Lutfi Dervishi, Mentor Kikia dhe Erlis Cela trajtuan ekuilibrin delikat midis mbrojtjes së lirisë së fjalës dhe luftës nga keqinformimit të dëmshëm, duke ndarë përvojën e tyre për lundrimin në peizazhin kompleks mediatik.

“Folësit theksuan gjithashtu rëndësinë e njohurive mediatike, të menduarit kritik dhe rolin e qytetarëve në mbajtjen përgjegjëse të qeverive dhe organizatave mediatike”, njofton ambasada amerikane.

“Pjesëmarrësit bënë pyetje, ndajnë mendimet e tyre dhe u angazhuan në një diskutim rreth sfidave dhe mundësive që lidhen me lirinë e fjalës në shoqëritë demokratike”, nënvizoi ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…