Teatri i ri i Kukullave, Rama: Përpjekje për sa më shumë hapësira për fëmijët

Nën siglën “Shtëpia jonë e re” çeli dyert sot për të gjithë vogëlushët dhe jo vetëm, Teatri Kombëtar i Kukullave, në zemër të sheshit “Skënderbej”.


Nën siglën “Shtëpia jonë e re” çeli dyert sot për të gjithë vogëlushët dhe jo vetëm, Teatri Kombëtar i Kukullave, në zemër të sheshit “Skënderbej”. Pas shume vitesh mungesë, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti, por edhe të amortizimit të mëparshëm, teatri vjen me infrastrukturë tërësisht të rilindur, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional, me teknologji moderne dhe imazh të kuruar në detaje.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Teatrit të ri të Kukullave në kryeqytet, ku theksoi se “do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë sa më shumë hapësira, mundësi dhe të hapim sa më shumë dyer për aktivitete sa më të larmishme për fëmijët e kryeqytetit dhe fëmijët në të gjithë Shqipërinë”.

Në fjalën e tij Rama tha se “më vjen shumë mirë që pas një periudhe relativisht të gjatë mbylljeje për shkak të punës që u desh bërë që të shpëtohej kjo godinë, tanimë dyert e saj u hapën dhe aktiviteti i Teatrit do të rifillojë”.

“Jemi këtu së bashku me miqtë tanë, partnerët tanë të BE-së të cilat kanë qenë krah për krah me ne qysh nga mëngjesi i parë pas tërmetit katastrofik që shkaktoi aq shumë dëme dhe mori jetë njerëzish për fat të keq dhe ndër godinat e dëmtuara ishin një sërë godinash të trashëgimisë kulturore”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “për këtë arsye një program i veçantë u ndërtua në bashkëpunim me ta dhe janë 27 objekte me një vlerë të posaçme për historinë tonë, kujtesën tonë, që falë këtij programi janë kthyer në sytë dhe duart e qytetarëve dhe komuniteteve shumë më bukur sesa ç’ishin më parë”.

Vërtet tërmeti, vijoi Rama, hapi një brimë të madhe në tavanin e kësaj godinë, por gjendja e saj prej kohësh ishte për të ardhur keq.

“Në ndërkohë kishim nisur projektin për një tjetër godinë e teatrit të fëmijëve që tanimë ka filluar të marrë formë diku në anën tjetër të bulevardit të Tiranës ku është edhe hyrja në parkun e qytetit dhe që së shpejti do të çelë dyert me hapësira dhe me një program shumë të gjerë dhe shumë të larmishëm për fëmijët e të gjitha moshave”, theksoi Rama.

Kryeministri vuri në dukje se “kjo godinë ka një histori, arsye të rëndësishme për t’u mbajtur, mirëmbajtur dhe për gjithë këtë investim që u bë, një investim që është shumë më shumë seç duket në sy të parë sepse siç u pa nga ato pak minuta të dokumentarit është një investim në pjesën e padukshme që është edhe pjesa më komplekse e një teatri. Gjithçka që gjendet në funksion të skenës edhe në funksion të kushteve të domosdoshme”.

“Ky teatër nuk kishte ngrohje dhe ftohje qendrore me parë sot e ka, e kështu me radhë. Përtej këtyre besoj që ky teatër ka një rëndësi të posaçme edhe për faktin që në përgjithësi, qytetet, sot, vendet, zhvillimi sot i infrastrukturës dhe i qyteteve vihet në funksion të të gjithëve, por gjithmonë pjesa më problematike është pjesa e fëmijëve”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ata që janë më pak të përfshirë në zhvillim dhe në rezultatet e zhvillimit janë fëmijët. Bëhen ndërtime të bukura, hotele, resorte, zyra, por ajo që u mbetet fëmijëve është shumë pak. Për këtë arsye është gjithmonë e më shumë se një godinë më shumë se një vepër kur diçka më shumë shtohet në funksion të fëmijëve dhe më vjen shumë mirë që tanimë së paku kjo derë u hap. Po punojmë përditë që së shpejti të hapim edhe derën tjetër të teatrit të madh të fëmijëve”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…