Metani takim pune në KLP: Duhet të flasim të njëjtën gjuhë vlerash mbi të cilat u ngrit reforma në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një takim pune në Këshillin e Lartë të Prokurorisë


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një takim pune në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku u prit nga anëtarë të KLP-së, këshilltarë ligjorë dhe përfaqësues të Njësisë Mbështetëse të Komisioneve të Këshillit.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte trajtimi i sfidave që lidhen me komunikimin institucional dhe forcimi i mëtejshëm i sinergjisë së bashkëpunimit mes dy institucioneve për një sistem drejtësie efikas e më të qëndrueshëm.

Duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke theksuar se dialogu i vazhdueshëm mbetet instrumenti kyç për përmbushjen e misioneve të dy institucioneve.

“Institucionet e drejtësisë në tërësi, por mbi të gjitha Këshillat (KLGJ e KLP) dhe ILD, duhet të flasin në të njëjtën gjuhë. Për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit dhe gjithë sistemit në tërësi është thelbësore të tregojmë bashkëpunim dhe sinergji në adresimin e problemeve. Ndarja dhe respektimi i pushteteve është dimensioni i rëndësishëm për të ruajtur integritetin dhe figurën e institucioneve. Institucionet tona janë të pavarura, të pavarura edhe në vendimmarrje, por duhet të flasim të njëjtën gjuhë vlerash, të transmetojmë të njëjtën frymë vlerash, mbi të cilat u ngrit reforma në drejtësi dhe mbi të cilat, bazohet shteti i së drejtës”, tha mes të tjerash Metani.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe inspektimet tematike dhe ato institucionale, normimi i disiplinës në punën e magjistratëve, si dhe trajtimi i rasteve, që kërkojnë ndërhyrje emergjente. Në takim u theksua nevoja për të krijuar një standard të përbashkët për normimin e raporteve mes drejtuesve të prokurorive/gjykatave dhe magjistratëve, duke tejkaluar çështjet, që ligji nuk i qartëson, me profesionalizëm dhe bashkëpunim institucional.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e falënderuan Metanin për angazhimin e tij, duke vlerësuar marrëdhënien mes dy institucioneve si korrekte dhe të bazuar në respektimin e ligjit. Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për të ruajtur besimin e publikut dhe standarde të larta etike e profesionale.

Ky takim pune mes ILD-së dhe KLP-së shërbeu për të reflektuar angazhimin e përbashkët për një sistem drejtësie transparent dhe të drejtë.

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…