“LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nënshkroi sot marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për zbatimin e Programit të lidershipit “LEAD Albania”.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nënshkroi sot marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për zbatimin e Programit të lidershipit “LEAD Albania”.

Përmes kësaj marrëveshjeje Kuvendi do të bëhet pjesë e institucioneve të cilët zbatojnë programin “LEAD Albania”, duke u mundësuar profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvojë të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse në Kuvend, përmes angazhimit 1-vjeçar të përfituesve në pozicionin e këshilltarit në kabinetin e Kryetarit.

Programi për Zhvillimin e Lidershipit, i cili zbatohet prej vitit 2013 nga AADF, është konceptuar bazuar në Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në proceset vendimmarrëse, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë.

Programi zbatohet në disa institucione të larta si Presidenca, Kryeministria, Ministritë, dhe organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë dhe vendosja në institucione kryhet sipas interesit individual dhe përshtatshmërisë profesionale të aplikantëve.

Burimi ATSH

Lexues i parë i Shpëtim Emirit!…

"Vëllimin me tregime “Në gjunjë para mirësisë", e quaj një arritje të madhe të Shpëtim Emirit"

Global 360

Meloni: Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë

Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse do të kaloja çdo natë atje deri në fund të…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Lexues i parë i Shpëtim Emirit!…

"Vëllimin me tregime “Në gjunjë para mirësisë", e quaj një arritje të madhe të Shpëtim Emirit"