Rama takim me Misionin e Shqipërisë në NATO: Privilegj kur shikon këtu potencialin e të rinjve të apasionuar

Kryeministri Rama zhvilloi një takim në selinë e NATO-s, me ekipin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në selinë e NATO-s në Bruksel, me ekipin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë, si edhe me shqiptaret e shqiptarët që punojnë në zyrat qendrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Rama theksoi se “dua të falënderoj sinqerisht dhe jo diplomatikisht ambasadorin, që nuk ma kishte rrokur imagjinata një grup të tillë kaq domethënës edhe në numër, po të kemi parasysh madhësinë e vendit tonë, me vajza, djem, gra e burra këtu në qendrën e NATO-s ku kontribuojnë qoftë për misionin e Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për stafin ndërkombëtar të NATO-s si pjesë e tij”.

“Kjo, pa dyshim është një arsye krenarie e vendit tonë përmes një gjenerate që sot është jo vetëm protagoniste në Shqipëri ku ka shkëlqyer në të gjithë procesin jashtëzakonisht kompleks për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, por edhe jashtë Shqipërisë, ku një sërë prej jush shkëlqeni pa dyshim si pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri, s’besoj se keni nxjerrë ndonjë kushëri në Finlandë ose në Holandë, pa asnjë parti, se këtu e vetmja parti që u bashkon që të gjithë këto kombe, shtete, shoqëri është partia e vlerave të demokracisë të lirisë dhe të një sigurie që garanton këto vlera”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “patjetër që më vjen jashtëzakonisht mirë që në këtë panoramë shoh ushtarakët tanë që, siç do të thuhej njëherë e një kohë, këtu duken si të jashtëm, dhe për hir të vërtetës të shikuarit nga brenda të realitetit të kësaj trupe njerëzish që janë në aktivitet të përditshëm qoftë në marrëdhënie me BE-në dhe NATO-n është një privilegj, sepse shikon jo vetëm potencialin, por edhe shfrytëzimin real në jetën e përditshme të këtij potenciali”.

Kryeministri Rama tha se “jam dëshmitar që në takimet me kolegë homologë të vendeve të BE-së dhe NATO-s gjithmonë e më shpesh dëgjoj fjalë realisht të bukura për ju për njerëzit që na përfaqësojnë në nivele të dyta e të treta të shtetit shqiptar dhe përballen me volumin e jashtëzakonshëm të punës të këtyre institucioneve ndërkombëtare dhe mund t’i kisha marrë këto fjalë si fjalë të bukura dhe komplimente të rrethanave të takimeve, por janë fjalë që burojnë nga një përmirësim i vazhdueshëm bindës dhe mbresëlënës i të gjithë qasjes sonë në raport me ta, por edhe i qasjes së tyre në raport me ne”.

“Qasja e tyre në raport me ne ka ndryshuar ndjeshëm si rezultat i shumë gjërave që shihen nga larg, por jam i bindur që ka ndryshuar edhe si rezultat i një volumi kontaktesh të drejtpërdrejta me ju dhe me të gjithë ata si ju, që në instanca të tjera përfaqësojnë Shqipërinë, ulen në tryeza diskutimesh dhe mbrojnë argumentet që na bëjnë ne të ecim më përpara”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ambicia ime dhe e jonë nuk mund të mos jetë që pjesën që na e kanë marrë të huajt t’ua rimarrim. E di që kjo kërkon akoma më shumë punë, kërkon akoma ca kohë, sepse të huajt kanë një gjë që ne nuk e kemi akoma mund t’ju trajtojnë po kaq mirë sa po ju trajtoj unë sot, por ndryshe nga unë, që pasi t’ju uroj ‘Gëzuar Vitin e Ri’ largohem, ata kur largohen mund t’ju paguajnë më mirë se ç’mund t’ju paguajmë ne”.

“Këtë hendek ne jemi duke e zvogëluar, por është akoma një hendek, megjithatë ata që janë këtu e punojnë për të huajt nuk duhet të çuditen me herët sesa vonë ne do t’ju bëjmë propozime për t’u riintegruar në trupën e shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve të shtetit shqiptar me paga të ngjashme”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Lexues i parë i Shpëtim Emirit!…

"Vëllimin me tregime “Në gjunjë para mirësisë", e quaj një arritje të madhe të Shpëtim Emirit"

Global 360

Meloni: Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë

Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse do të kaloja çdo natë atje deri në fund të…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Lexues i parë i Shpëtim Emirit!…

"Vëllimin me tregime “Në gjunjë para mirësisë", e quaj një arritje të madhe të Shpëtim Emirit"