Xi Jinping-u i bën thirrje provincës Hainan të shkruajë një kapitull të ri në përparimin e modernizimit kinez

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar nga provinca më jugore e Kinës Hainan të përpiqet për të shkruar një kapitulli të ri në përparimin e modernizimit kinez.


Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar nga provinca më jugore e Kinës Hainan të përpiqet për të shkruar një kapitulli të ri në përparimin e modernizimit kinez.

Xi, gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto pasi dëgjoi raportet e punës nga Komiteti i Partisë i Provincës Hainan dhe qeveria e kësaj province të martën pasdite.

Kreu i shtetit kinez vlerësoi arritjet e Hainan-it në fusha të ndryshme dhe paraqiti kërkesa të qarta për punën e kësaj province në të ardhmen.

Ai e nxiti Hainan-in që të përqendrohet në pozicionin strategjik të përcaktuar nga vendi për kthimin në një zonë pilot për thellimin e gjithanshëm të reformave e hapjes dhe për qytetërimin ekologjik kombëtar, në një qendër për konsumin ndërkombëtar të turizmit dhe një zonë shërbimesh për zbatimin e strategjive të mëdha kombëtare.

Duke theksuar se reformat në fushat kryesore duhet të çohen përpara fuqimisht, Xi tha se Hainan-i duhet të ketë si pika referimi rregullat ndërkombëtare ekonomike e tregtare të nivelit të lartë, të nxisë me forcë hapjen sistemore dhe të krijojë një mjedis biznesi të nivelit të parë që është i orientuar nga tregu, i bazuar në ligj dhe i ndërkombëtarizuar.

Presidenti bëri thirrje për ta bërë Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it një portë të rëndësishme për hapjen e Kinës në epokën e re.

Ai kërkoi që Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it të forcojë shkëmbimet, bashkëpunimin dhe lidhjet funksionale me zonat e tregtisë së lirë në vendet dhe rajonet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë”.

Xi theksoi nevojën për të ngritur në mënyrë tërësore nivelin e jetesës e të qeverisjes shoqërore dhe për të siguruar që shërbimet publike të jenë përfshirëse, të përmbushin nevojat thelbësore dhe të sigurojnë standardet bazë të jetesës për njerëzit në vështirësi.

Sipas tij, duhen bërë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme në punësim dhe për të parandaluar kthimin masiv në varfëri.

Duke vënë në dukje se po afrohen Dita e Vitit të Ri dhe Festa e Pranverës, Xi tha se pushteti në të gjitha nivelet duhet të sigurojë që gjërat e nevojshme, si drithërat dhe perimet, të kenë furnizim të mjaftueshëm dhe të sigurohet prodhimi i tyre.

Kompanitë në Hainan po përfitojnë nga politika e “tarifës zero” për pajisjet e prodhimit, makinat dhe lëndët e para të importuara. Hainan-i po përshpejton gjithashtu përpjekjet për t’u bërë një destinacion udhëtimi i nivelit botëror. Në vitin 2023, të ardhurat nga turizmi në këtë provincë u rritën me mbi 70 për qind.

Burimi: CGTN

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri