Kasanof: SPAK goditi të paprekshmit!

Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof deklaroi sot në Tiranë se “për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.


Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof deklaroi sot në Tiranë se “për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 5-vjetorit të SPAK, Kasanof u shpreh se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë”.

Ai uroi fillimisht drejtuesin e SPAK, Aktin Dumanin për shpalljen kampion kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, në 9 dhjetor, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit.

“Teksa festoni 5-vjetorin e SPAK është thelbësore të ndaloni dhe të mendoni mbi progresin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse pas Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim, guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar Kushtetutën”, u shpreh Kasanof.

Kasanof vlerësoi arritjet e SPAK, ndërsa shtoi se “rezultatet e forta të deritanishme pasqyrojnë se sa seriozisht i merr përgjegjësitë çdo inspektor apo prokuror”.

“Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme bëri që ata që ishin dikur të paprekshëm të shkojnë para drejtësisë. Kemi besim se SPAK sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim për qytetarët e Shqipërisë, si dhe për investitorët se një e ardhme më e sigurt është e mundur”, shtoi ai.

Në përfundim, Kasanof rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Drejtësia do të shkojë në vend. Askush nuk është mbi ligjin. Përveç se jepni përgjegjësi para qytetarëve aktet tuaja duhet të rezultojnë përgjegjëse përpara drejtësisë. Këto procese, çuarja e drejtësisë përpara është thelbësore për të ndërtuar një sistem të mirë të drejtësisë. Institucionet e pavarura duhet të jenë efikase. Pavarësia e SPAK mbetet thelbësore. SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve”, u shpreh ai.

Vizita e zëvendësndihmëssekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në Shqipëri vjen në 5-vjetorin e SPAK dhe pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë detyrë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ecin në çift, ndjenjat e thella mes presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes Peng Liyuan

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan mbërritën në Makao për të marrë pjesë në kremtimet e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ecin në çift, ndjenjat e thella mes presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes Peng Liyuan

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan mbërritën në Makao për të marrë pjesë në kremtimet e…