Radio Tirana i jep gazetarit Bujar Qesja çmimin “Ylli i Karrierës”

Gazetari i mirënjohur: “I prekur nga respekti dhe mirnjohja për punën e jashtëzakonshme të kryer”


BUJAR QESJA

Në pamje duket se i bie të shkruaj për vete. Por në brendësi e në logjikë, është jeta ime e ngarkuar me shum ë punë, me shumë lodhje, me shumë mundime, me shumë sakrificë dhe me shumë përkushtim e bindje për tia dalë, që i meriton këto rradhë. Fare i ri u lidha me Radio Tiranën fillimisht me rubrikën sportive të mbrëmjes dhe më as edhe si zanatli i profesionit të gazetarit. Praktikën e gazetarisë e kam bërë në Radio Tirana dhe profesori im ishte, madhështori i mikrofonit Agron Çobani.

Mund të jenë 400, apo 500 ndeshje që kam transmetuar deri në atë 22 shtator 2004, kur jam goditur nga infarkte akute të miokardit dhe që më pas zemra ime iu nënshtrua një operacionit nga më të vështirat, në një prej klinikave më të specializuara kardiovaskulare në Bolonja të Italisë. Ishte mjeshtëria e kardiokirurgut të famsëm italian, i njohur edhe në botën mjekësore që mori përsipër ti shpëtonte jetën shqiptarit Bujar Qesja. Dhe ia shpëtoi, duke ardhur deri këtu, e duke shpresuar për udhëtime të tjera jetësore. Tansmetimet e mëpasme ishin të pamundura, pasi fuqia fzike dhe frymore, krijonte rreziqe për zemrën tashmë prej 20 vitesh të operuar.

18 dhjetor 2024. Pa më shkuar kurrë në mëndje, se do të ishte Belshi i bukur dhe tërheqës, se do të ishte resorti luksoz “Perla e Dumresë” me pronar të mirin Gramoz Ferhati, se do të ishte nisma për të mbledhur ajkën e radiokronistëve sportivë dhe jovetëm të radio Tiranës, pjesë e emisionit aq popullor “Nga njëra ndeshje në tjetrën” nga gazetari i mirnjohur Fatmir Popja, do ti ofronte jetës time publiçistike dhe veçanërisht në raport me Radio Tiranën, vlerësim dhe mirnjohje që drejt me thanë më ka gëzuar.

Do të ishte mjeshtri i mikrofonit, njeriu i dashur dhe i respektuar Defrim Methasani, moderatorja e emisionit që e drejton me aq finesë dhe me elekuencë tërheqëse të zërit Erga Kruja, në prezencë të gjithë zotërinjve të mikrofonit të vendit që iniciuan ceremoninë festive, për t’i dhënë gazetarit Bujar Qesja çmimin “Ylli i Karrierës”.

Argumenti fare i lehtë. Për angazhimet aktive, pikante dhe profesionale në mikrofonin e Radio Tiranës, në shërbim të shijes dhe vëmëndjes së dëgjuesve të shumtë brenda dhe jashtë Atdheut, duke mbetur pse jo dhe preferencë historike e kësaj përpjekje.

U nisa nga Durrësi në shoqërinë e Fatmir Eficës, një tjetër mrekulli i mikrofonit dhe të djaloshti të ri rrogozhinas, energjikut dhe pasionantit Aldo Buzi. Pastaj në “Perla e Dumresë”, takimi festiv ndërmjet miqsh, kolegësh e shokësh të hershëm, kaloi fiks si një perlë. Fatmir Popja ka meritën se ishte mikpritësi, duke rrokur bashëpunimin dhe mirkuptimin me administratorin Gramoz Ferhati.

E gjithçka tjetër më pas kaloi në shinat profesionale, të zërit dhe figurës, të aftësisë dhe mjeshtërisë së rrallë, falë respektit dhe vlerësimit të një portreti të njohur të radios, televizionit dhe shtypit të shkruar, moderoi, duke i dhënë nga gjaku dhe shpirti i tij përkushtues Defrim Methasani.

Kjo jo se i dha Bujar Qesjes, me përkrahjen e Erga Krujës çmimin “Ylli i karrierës”, por mirnjohja dhe respekti i kaloj kufijtë. Sa e domosdoshme për çdo njërin, por sidomos për një profesionist 73 vjeçar si unë. Kam marrë shumë tituj, nuk më janë kursyer, por kjo e Belshit e 18 dhjetorit 2024, në vigjilje të vitit të ri 2025 më shijoi, më gëzoi, më hodhi në krahët e kënaqësisë dhe e çfaqa zërin deri në fund: Ju faleminderit!

Nderimi dhe mirnjohja i bëjnë fajde, këtij brezit ku jam unë tani. Ana materiale është si është, por kjo shpirtërorja na gëzon ca më shumë. Sepse po t’u ngroh shpirti, po të këndoj zemra, gjithçka më tej duket e mrekullueshme. Pasi Defrim Methasani nëpërmjet të shprehurit, m’u duk se më dha gjithçka që më mungonte deri këtu. Kur Erga Kruja ma dorëzoi atë yll të bukur të karrierës të punës time, që auditori e quajti yll më vete, m’u duk sikur ky vlerësim shkoi deri në galaktikë.

Sa të nevojshme e kanë njerzit t’u bëhet një vlerësim, t’u dhurohet qoftë edhe një gisht letër, ku t’i shprehet mirnjohja për punën e kryer, pasi me folur drejt bëhet pak ose aspak.

Erdha me një makinë të vogël në Belsh. Por kur u ktheva, m’u duk sikur isha vendosur në një makinë gjigande dhe përshëndetja njerëzinë, sikur ta dinin që kisha një gëzim të madh. Një kuti e vogël shtrënguar në gjoksin tim. Por brenda ishte një yll, me përmasat e kutisë.

Por ky yll nuk matet, nuk ka dimension. Pasi puna dhe përpjekjet e një gazetari me jetë 50 vjeçare profesionale, duke ia bërë vlerësimin në përmasa shpirtërore, respekti dhe mirnjohje, i kthehet në një yll gjigand, shumë, shumë të madh. Është ylli që mat një jetë, një profesion, punën e një njeriu.

Dhe kjo vlen më shumë se gjithçka. Suksese miq, shokë, e kolegë “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, por veçanërisht Fatmir Efica, Moisi Dalipaj, Isuf Myrtaj, Bashkim Tufa, Fatmir Popja, Xhevdet Zeka, Gani Pemaj, Edmond Dibra, Aldo Buzi, Abdulla Dushku dhe të gjithë të pranishmëve të tjerë, që u gëzuat dukshëm nga ky vlerësim.

Suksese Erga Kruja! I pamatshëm përkushtimi, dëshira dhe shpirti yt Defrim Methasani, që kërkon të bësh mirë dhe të nxjerrësh vlera. Më keni dhënë shumë kënaqësi.

Janë kënaqësi njerëzore. Sa mirë! Sa bukur! Gëzuar 2025!

______________________
Durrës: 19 dhjetor 2024

Lexo më shumë nga

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…