DPT: Të ardhurat nga kontributet shoqërore 970 milion lekë më shumë se plani
Sipas të dhënave nga DPT, vetëm për muajin nëntor, Administrata Tatimore ka mbledhur në total 970 milion lekë më shumë se plani vetëm për kontributet shoqërore dhe të ardhurat personale (TAP).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se, falë aksionit kundër informalitetit të pagave janë shënuar rezultate pozitive.
Sipas të dhënave nga DPT, vetëm për muajin nëntor, Administrata Tatimore ka mbledhur në total 970 milion lekë më shumë se plani vetëm për kontributet shoqërore dhe të ardhurat personale (TAP).
DPT bën të ditur se, janë 564 milionë lekë më shumë të paguara vetëm për kontributet shoqërore duke tejkaluar planin e nëntorit 2024.
Sipas Administratës Tatimore, janë 406 milionë lekë më shumë se plani të paguara vetëm për TAP.
Aksioni vijon ndaj inkurajojmë biznesin të deklarojë pagat reale të punonjësve si masë thelbësore për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve në Republikën e Shqipërisë për pensione dinjitoze dhe të merituara!
Burimi ATSH