Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ishte sot në Mirditë, ku mori pjesë në formalizimin e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo Albanese të Italisë.


Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ishte sot në Mirditë, ku mori pjesë në formalizimin e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo Albanese të Italisë, një iniciativë e tij për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve.

“Më vjen mirë që sot jam së bashku me Kryetarin e Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë, me Kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albenese dhe Kryetarin e Bashkisë së Junikut në Kosovë. E ku më mirë se në Mirditë mund të bëhen bashkë Arbëria, Shqipëria dhe Kosova. Unë ndihem mjaft i lumtur që më së fundi është një vend ku ne jemi bashkë. Së bashku mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira. Ku ka vullnet dhe dëshirë, gjithmonë gjenden mundësi dhe këto mundësi gjithmonë duhet të shfrytëzohen në të mirë të qytetarëve”, u shpreh Begaj.

Presidenti përgëzoi Kryetarin e Bashkisë së Mirditës, Albert Melushi, për projektin e përbashkët me Komunën e Junikut, “Mirditë-Junik”, një iniciativë për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme turistike në zonën ndërkufitare, e mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Begaj theksoi se, “nuk ka si të gjesh më mirë se Mirdita. Në Mirditë je në vendin e historisë, në vendin e patriotizmit dhe në vendin e mikpritjes e të bujarisë. Projekti i quajtur Arbëria, Albania dhe Italia, në kuadër të të cilit u zhvillua binjakëzimi midis dy bashkive, është një projekt madhor. Sot në Mirditë dua t’i jap udhë një tjetër iniciative për bashkimin e vlerave të shqiptarëve kudo janë, për ruajtjen e vëllazërisë, të kulturës e të traditës sonë, që do ta pagëzoj me emrin “Rrënjët”.

Sipas tij, ashtu siç ushqejmë rrënjët që të rritet pema e të kemi frytet e saj, kështu ne së bashku do të punojmë për të forcuar lidhjet ndërshqiptare.

“Duhet të punojmë që këtë bashkëpunim ta forcojmë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin” u shpreh Kreu i Shtetit.

Në festivalin që u organizua në sheshin e Mirditës, “Abat Doçi”, Presidenti i Republikës uroi Krishtlindjen për çdo qytetar të Mirditës dhe të Shqipërisë.

“Për mua është vërtet kënaqësi e madhe të jem sot këtu në Mirditë. Është kënaqësi e veçantë të jem këtu në prag Krishtlindjeje dhe dua të uroj secilin nga ju gëzuar Krishtlindjen. Qoftë një vit i mbarë 2025-ta, sa më i lumtur! Uroj paqe, mirësi, dashuri dhe shumë mirëqenie për secilin nga ju! Gëzuar”, u shpreh Presidenti.

Begaj më pas vizitoi edhe panairin e ngritur në shesh të qytetit ku u takua dhe përgëzoi mjeshtrat mirditorë që punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Burimi ATSH

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…