“Giro d’Italia” 2025, Rama: Shqipëria me infrastrukturë moderne që nuk vë në dyshim cilësinë e garës

“Giro d’Italia” është një rrugë e jashtëzakonshme për të çuar kartëvizitën e vendit në 3 ditë me radhë drejtpërdrejtë në 200 vende të botës dhe për t’ia prezantuar Shqipërinë mbi 800 milionë telespektatorëve.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se përzgjedhja e Shqipërisë për nisjen e madhe të “Giro d’Italia” dëshmon se vendi ka një infrastrukturë moderne që nuk vë në dyshim cilësinë e garës.

I pranishëm në konferencën e prezantimit të “Giro d’Italia, që do të mbahet majin e ardhshëm në Shqipëri, kryeministri Rama u shpreh se për garën do të shfrytëzohet edhe Qafa e Llogorasë që ofron panoramat më të mahnitshme të bregdetit të Shqipërisë.

“Natyrisht që nuk ishte një diskutim i lehtë me administratorin e përgjithshëm të RCS Sport, Paolo Bellino edhe për faktin se ndërkohë vende të tjera kishin paraqitur më shpejt kandidaturën. Ndërkohë që ne na u desh ca kohë që të ishim në gjendje ta mbështesnim kërkesën edhe me fakte konkretet të infrastrukturës, të logjistikës, të mundësive të organizimit. Tanimë kemi një infrastrukturë moderne që me shumë mundim është ndërtuar në gjithë këto vite dhe që i jep të gjitha ato që ka nevojë “Giro d’Italia”, por duke mos vënë në dyshim cilësinë e garës. Do të shfrytëzohet edhe Qafa e Llogorasë e cila për shkak të tunelit tanimë frekuentohet nga shumë pak njerëz dhe ofron panoramat më të mahnitshme të bregdetit të Shqipërisë”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë nisjes së madhe të “Giro d’Italia” për promovimin e Shqipërisë.

“Në kërkim të nisjes së madhe në vendin e tyre janë shumë vende dhe ‘Giro d’Italia” është një garë që mund të krahasohet vetëm me ‘Formula 1’për sa i përket vizibilitetit të jashtëzakonshëm që ka. ‘Giro d’Italia’ jep mundësinë e një prezantimi global të peizazheve, të bukurive dhe forcës tërheqëse të vendit në aspektin sportiv”, tha Rama.

Për sa i përket Shqipërisë, Rama tha se “Giro d’Italia” është një rrugë e jashtëzakonshme për të çuar kartëvizitën e vendit në 3 ditë me radhë drejtpërdrejtë në 200 vende të botës dhe për t’ia prezantuar Shqipërinë mbi 800 milionë telespektatorëve.

Lexo më shumë nga

Kisha mbi 400-vjeçare e “Shën Mërisë” së Pazarit në Përmet

Kisha i është kushtuar "Lindjes së Hyjlindëses" dhe kremton më 8 shtator.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kisha mbi 400-vjeçare e “Shën Mërisë” së Pazarit në Përmet

Kisha i është kushtuar "Lindjes së Hyjlindëses" dhe kremton më 8 shtator.