Forca Detare feston sot 99-vjetorin e krijimit, shtyllë kyçe për sigurinë kombëtare e rajonale
Në Portin e Vlorës u organizua ceremonia që shënoi 99 vite histori, përkushtim dhe sakrifica për mbrojtjen e sovranitetit të ujërave tona.
Në Portin e Vlorës u organizua ceremonia që shënoi 99 vite histori, përkushtim dhe sakrifica për mbrojtjen e sovranitetit të ujërave tona.
“Ndërsa ky përvjetor na afron drejt jubileut të madh të 100 viteve, Forca Detare vazhdon të modernizojë kapacitetet e saj dhe të forcojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, duke mbetur një shtyllë kyçe për sigurinë kombëtare dhe rajonale”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë këtyre viteve, me mbështetjen e partnerëve NATO dhe SHBA, Forca Detare ka bërë hapa para për realizimin e misionit kushtetues, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjshmërise detare, mbajtjen në kontroll të kësaj hapësire nëpërmjet sistemit të ri të vëzhgimit të saj, si dhe krijimin e kapaciteteve te nevojshme operacionale për planifikimin dhe zhvillimin e operacioneve humanitare në ndihmë të komunitetit.