Buxheti i pushtetit vendor, Malaj: Rritje me 1,6 miliardë lekë, më shumë shërbime për qytetarët
Qeveria ka rritur mbështetjen financiare për pushtetin vendor, me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e veprave publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Qeveria ka rritur mbështetjen financiare për pushtetin vendor, me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e veprave publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se qeveria ka rritur me 1,6 miliardë lekë transfertën buxhetore për pushtetin vendor.
“Mbështesim bashkitë për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve, si dhe në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”, tha Malaj.
Ndërkohë, buxheti i vitit 2025 për pushtetin vendor është vlerësuar në 89,8 miliardë lekë, ose 898 milionë euro, me një rritje prej 13,2% në raport me atë të vitit 2024.