Spiropali uron Krishtlindjen: Dashuria, e vetmja rrugë drejt së mirës
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Në mesazhin e saj, Spiropali vlerëson se “as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore”.
“Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Burimi ATSH