Begaj në Katedralen Katolike të Shën Palit: Krishtlindja thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit

Presidenti i Republikës i përcolli Arqipeshkvit Arjan Doda urimet e Tij për Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët katolikë.


Presidenti Bajram Begaj, vizitoi sot në mëngjes Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë, për t’i përcjellë Arqipeshkvit Arjan Doda urimet e Tij më të mira për Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët katolikë.

Kreu i Shtetit takoi një grup qytetarësh amerikanë që shërbejnë në vendin tonë, të Ngarkuarën me Punë në Shqipëri dhe punonjës të Ambasadës Amerikane, të cilët i falënderoi për punën e tyre dhe iu uroi Krishtlindje të gëzuara.

Imzot Arjan Dodaj falënderoi Presidentin për rolin e tij unifikues, për qëndrimet e tij të matura e të paqta, duke theksuar se shoqëria jonë ka nevojë për mesazhe shprese, paqeje e paqëtimi.

“Në një botë plot sfida, Krishtlindja është një thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit dhe për të përforcuar frymën e bashkimit midis nesh. Krishtlindja na kujton se asnjë vështirësi nuk mund ta shuajë dritën që lind brenda nesh kur veprojmë me dashuri dhe besim”, u shpreh Begaj.

Presidenti i Republikës përcolli urimet e tij edhe në selinë e Kishës Ungjillore të Tiranës për besimtarët ungjillorë. Ai u prit nga kreu i kësaj kishe, Pastor Ergest Bitri, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit theksoi se çdo njeri në këtë ditë të shenjtë duhet të jetë falënderues ndaj Zotit për bekimet që i ka dhënë e t’i transmetojë këto bekime nëpërmjet ndihmave dhe mbështetjes për më të varfrit, të dobëtit e të pamundurit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.