Tregu i sigurimeve rritje me 7,28 %, më shumë dëme të paguara

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91,78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8,19% dhe risigurimi me 0.032% .


Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 22,015 milionë lekë, ose 7,28% më shumë se në janar – nëntor 2023.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – nëntor 2024, edhe numri i kontratave të sigurimit shënoi rritje, duke arritur në 1,439,047, ose 8,81% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91,78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8,19% dhe risigurimi me 0.032% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38,82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.18% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – nëntor 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7,769 milionë lekë, ose 22,59% më shumë se në periudhën janar – nëntor 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 5,698 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 29,90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…