Integrimi në BE, Pirdeni: Në 2025 pritet hapja e të gjithë kapitujve negociues

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në grupkapitullin ‘Themeloret’, tha sot se “vitin e ardhshëm pritet hapja e të gjithë kapitujve për negocim me Komisionin Evropian”.


Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në grupkapitullin ‘Themeloret’, tha sot se “vitin e ardhshëm pritet hapja e të gjithë kapitujve për negocim me Komisionin Evropian”.

Në një intervistë televizive Pirdeni theksoi se “në rrafshin ekonomik, aktorët e tregut duhet të jenë më të angazhuar dhe më të përfshirë gjatë procesit të negociatave, duke qenë se aderimi i Shqipërisë në BE, do të ketë përfitime të ndjeshme për qytetarët dhe për bizneset, të cilët, gjatë këtij procesi, mund të përballen edhe me kosto që vijnë nga procesi i integrimit. Megjithatë, siç është provuar edhe nga vende të tjera të BE, pas aderimit në BE, këto kosto përkthehen në përfitime shumë të mëdha”.

Pirdeni tha se “nga 2024 deri në 2027, Shqipëria do të duhet të dëshmojë që ka realizuar mbi baza 6 mujore të gjitha reformat që janë parashikuar në plan. Pra, ato që shkruhen në letër, edhe të zbatohen. Këto reforma që nisin me reformat për përmirësimin e klimës së biznesit, me përmirësimin e shërbimit të kadastrës, përmirësimin e të gjithë legjislacionit në fushën e investimeve, çdo gjë që ka të bëjë me avancimin e procesit të ekonomisë të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër, çdo gjë që ka të bëjë me tranzicionin dixhital”.

Por, vijoi Pirdeni, mbi të gjitha fokusin më të madh do ta ketë kapitali njerëzor, ku parashikohet shprehimisht, që Shqipëria duhet të vijojë punën për të shtrirë në mënyrë kapilare të gjithë sistemin e laboratorëve smart në shkolla apo forcimin e sistemit të arsimit profesional, mbartin një vlerë të rëndësishëm, sepse përkthehen më pas në para.

“Ne besojmë që do të mund të realizojmë me sukses edhe procesin e përthithjes se fondeve përmes Planit të Rritjes së BE-së”, tha Pirdeni.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…