Ministria e Financave: Të ardhurat nga akciza 57,8 miliardë lekë, gjatë 11-mujorit

Në buxhetin e vitit 2025, të ardhurat nga akciza programohen 66,984 milionë lekë, ose 2,6 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2024.


Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-nëntor janë realizuar në masën 57,8 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 4,8 miliardë lekë, ose 9,1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 64,3 miliardë lekë, 5,9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2023.

Në buxhetin e vitit 2025, të ardhurat nga akciza programohen 66,984 milionë lekë, ose 2,6 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2024.

Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e të ardhurave nga akciza që gjeneron rritja ekonomike shtesë; rritjen e sasive të importit dhe konsumi i mallrave si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., si dhe rritjen e nivelit të akcizave për shkak të zbatimit të kalendarit të rritjes së niveleve të akcizës për duhanet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030