Modernizimi i FA dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak, VanHorn takon Kingjin
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant, Arben Kingji.
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant, Arben Kingji.
Në takim u diskutua mbi përparësitë e përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët”, thekson ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.
Burimi ATSH