Gonxhja: Programi Kombëtar i Strehimit Social, në 2024 përfituan 847 familje
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se, Programi Kombëtar i Strehimit Social vijon punën për të ofruar zgjidhje për familjet në nevojë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se, Programi Kombëtar i Strehimit Social vijon punën për të ofruar zgjidhje për familjet në nevojë.
“Viti 2025 ka gjetur shumë prej qytetarëve me të ardhura të ulëta ekonomike në shtëpi të reja, të restauruara, larg shiut dhe të ftohtit”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Sipas tij, gjatë vitit 2024, nga ky program përfituan 847 familje në 22 bashki, por puna vazhdon për të sjellë më shumë shpresë dhe siguri për ata që kanë më shumë nevojë.
Ministri i MEKI-t u kujtoi bashkive të vendit se, vijon të jetë e hapur thirrja për aplikime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026. Gonxhja tha se “bashkitë kanë mundësinë të përfitojnë financime për projekte që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe ofrojnë siguri për qytetarët”.
Afati i aplikimit nga bashkitë përfundon më 31 janar 2025.
Burimi ATSH