Proda: Studimet në Akademinë e Sigurisë mundësi e artë për gjimnazistët

Në kuadër të aktiviteteve për 112-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, qindra nxënës nga i gjithë vendi kanë vizituar drejtoritë e Policisë së Shtetit në 12 qarqet.


Në kuadër të aktiviteteve për 112-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, qindra nxënës nga i gjithë vendi kanë vizituar drejtoritë e Policisë së Shtetit në 12 qarqet.

Ditën e sotme disa nxënës ishin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe u mirëpritën nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtues të drejtorive dhe sektorëve të ndryshëm të Drejtorisë së Përgjithshme.

Proda diskutoi me nxënësit mbi rëndësinë, imazhin dhe funksionin shumëdimensional të punonjësve të Policisë, në shoqëri.

Gjithashtu, bëri me dije se ciklet e studimit në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit janë një mundësi e artë për nxënësit që mbarojnë gjimnazin, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe në këtë mënyrë për t’i shtuar një mision të ardhmes së tyre.

Gjatë vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nxënësit shfaqën kuriozitet dhe drejtuan pyetje mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Policisë së Shtetit, kryesisht të drejtorive dhe sektorëve që merren me hetimin e krimeve kibernetike, teknologjinë e informacionit, komandimin dhe drejtimin, sigurinë rrugore, si dhe me marrëdhënien me median dhe me qytetarët.

Drejtuesit e këtyre strukturave shoqëruan nxënësit gjatë vizitës dhe iu përgjigjën me kënaqësi pyetjeve të tyre.

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë