Autoriteti i Dosjeve dhe UNICEF: Edukimi i të rinjve, jetik për demokracinë

Drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, Gentiana Sula priti në një takim në ambientet e Autoritetit përfaqësuesit e UNICEF Shqipëri, Murat Shahin dhe Anila Miria.


Drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, Gentiana Sula priti në një takim në ambientet e Autoritetit përfaqësuesit e UNICEF Shqipëri, Murat Shahin dhe Anila Miria.

Sula tha se, gjatë takimit u zhvillua një diskutim i rëndësishëm mbi historinë tragjike të Kampit të Tepelenës, një kamp përqendrimi ku vuajtën fëmijë nga familjet e kundërshtarëve politikë.

“Këta fëmijë jetuan në kushte të rënda shëndetësore dhe sanitare, duke përjetuar kufizimin e lirisë pa një proces të drejtë”, u shpreh Sula.

Sipas saj, bashkëbisedimi u përqendrua në çështjet komplekse rreth drejtësisë për të miturit gjatë regjimit komunist, teksa theksoi nevojën për të kuptuar ideologjinë dhe praktikën sistemike, në mënyrë që të informohet për hapat e reformave të sotme.

Ambasadori Shahin shprehu interesin për të eksploruar bashkërisht me Autoritetin e Dosjeve, në dy komponentë kyçë të bashkëpunimit në të ardhmen. Konkretisht në thellimin e praktikave të mbrojtjes së fëmijëve, duke adresuar çështje si drejtësia për të miturit, diskriminimin ndaj fëmijëve të opozitës politike dhe pasojat e politikave pronataliste, ndër të tjera.

Komponenti i dytë lidhet me edukimin e të rinjve mbi këto kapituj të errët të historisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e analizës historike për parandalimin e shkeljeve të të drejtave në të ardhmen, dhe ka për qëllim konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e paqes.

Gjatë këtij takimi, Sula vuri në dukje se, “ndërsa e kujtojmë të kaluarën, ne mbështetemi në veprat frymëzuese të UNICEF-it në mbarë globin”.

Burimi ATSH

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë