Konferenca Qendrore Ekonomike e Punës ka përcaktuar nëntë prioritetet për një rritje ekonomike me cilësi të lartë për vitin 2025

Konferenca Qendrore Ekonomike e Punës është mbajtur në Pekin në datat 11 deri në 12 Dhjetor 2024. Konferenca shqyrtoi punën ekonomike në vitin 2024 dhe ka vendosur prioritetet për punën në vitin 2025.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Konferenca Qendrore Ekonomike e Punës është mbajtur në Pekin në datat 11 deri në 12 Dhjetor 2024. Konferenca shqyrtoi punën ekonomike në vitin 2024 dhe ka vendosur prioritetet për punën në vitin 2025. Presidenti Xi Jinping ka nënvizuar në këtë konferencë se : ‘’pavarësisht sfidave, ekonomia kineze gjatë vitit 2024 ka shënuar një performancë përgjithësisht të qëndrueshme, duke treguar përparimet e bëra në zhvillimin me cilësi të lartë …‘’. Megjithë situatën komplekse dhe të rëndë të presioneve të jashtme në rritje dhe vështirësive të brendshme po në rritje, Kina ka siguruar stabilitetin e përgjithshëm dhe përparimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe pritet që të realizohen synimet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social për vitin 2024. Kina ka dëshmuar një progres të qëndrueshëm në konsum, investime dhe eksporte dhe parashikohet që ekonomia kineze të zgjerohet me rreth 5 për qind në vitin 2024, duke kontribuar gati 30 për qind në rritjen ekonomike globale.

Efektet e kombinuara të politikave makroekonomike vazhduan të manifestonin rritje të shpejtë të prodhimit në bujqësi, në sektorët industrialë dhe të shërbimeve, në qëndrueshmërinë e çmimeve, në arritjen e pritshmërive socialë në mënyrë efektive dhe forcat e reja prodhuese cilësore u rritën në mënyrë të qëndrueshme. Ekonomia kombëtare ka ruajtur vrullin e rimëkëmbjes. Prodhimi i përgjithshëm i grurit në 2024 arriti në 1,413.0 miliardë jin, një rritje prej 22.18 miliardë jin krahasuar me atë të një viti më parë, ose një rritje në 1.6 përqind, duke arritur për herë të parë një nivel prej 1.4 trilion jin. Prodhimi industrial dëshmoi një rritje të përshpejtuar dhe prodhimi i pajisjeve dhe prodhimi i teknologjisë së lartë u rritën me një rritëm më të shpejtë. Në njëmbëdhjetë muajt e parë, vlera totale e shtuar e ndërmarrjeve industriale u rrit me 5.8 për qind.

Në njëmbëdhjetë muajt e parë, indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit me 5.1 për qind nga viti në vit. Në njëmbëdhjetë muajt e parë, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 44,272.3 miliardë juanë, ose një rritje prej 3.5 për qind. Kina mbetet një nga tregjet më të mëdha në botë. Shitjet me pakicë në internet arritën në 14,030.8 miliardë juanë, me 7.4 për qind më shumë nga viti në vit. Në mënyrë të veçantë, shitjet me pakicë në internet të mallrave fizike ishin 11,805.9 miliardë juanë, me një rritje 6.8 për qind, duke zënë 26.7 për qind të shitjeve totale me pakicë të mallrave të konsumit. Në njëmbëdhjetë muajt e parë, shitjet me pakicë të shërbimeve u rritën me 6.4 për qind.

Investimet në asetet fikse u rritën në mënyrë të qëndrueshme dhe investimet në prodhim dhe industri të teknologjisë së lartë u rritën me një rritëm më të lartë. Në njëmbëdhjetë muajt e parë, investimi në asetet fikse arriti në 46,583.9 miliardë juanë, ose një rritje në 3.3 për qind më shumë nga viti në vit. Konkretisht, investimi në infrastrukturë u rrit me 4.2 për qind, ai në industrinë përpunuese u rrit me 9.3 për qind, ndërsa investimi në zhvillimin e pasurive të paluajtshme ra me 10.4 për qind. Importet dhe eksportet e mallrave patën rritje dhe struktura e tregtisë vazhdoi të optimizohej. Në njëmbëdhjetë muajt e parë, importet dhe eksportet e tregtisë së përgjithshme u rritën me 3.7 për qind, duke zënë 64.1 për qind të vlerës totale të importeve dhe eksporteve. Punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë e anketuar urbane tregoi ulje. Në njëmbëdhjetë muajt e parë, shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte mesatarisht 5.1 për qind, ose 0.1 pikë përqindje më e ulët se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Për vitin 2025, Konferenca Qëndrore Ekonomike e Punës ka përcaktuar nëntë prioritetet dhe ka dhënë udhëzime të qarta për rritjen ekonomike me cilësi të lartë në vitin e ardhshëm. Në përgjithësi, konferenca përshkroi nëntë prioritetet strategjike për vitin 2025, si

§ Rritja e kërkesës së brendshme dhe efikasiteti i investimeve, e cila do të synohet të arrihet duke u fokusuar në stimulimin e konsumit familjar dhe rritjen e kthimit të investimeve. Fokusi në rritjen e kërkesës së brendshme është një sinjal i një ndryshimi thelbësor për t’i dhënë përparësi kërkesës së brendshme si një shtytës kryesor i rritjes ekonomike

§ Inovacioni teknologjik dhe sistemet moderne industriale, që do të arrihen duke shfrytëzuar inovacionin shkencor dhe teknologjik, që do synojë të modernizojë sistemet industriale dhe të forcojë konkurrencën globale të Kinës,

§ Thellimi i sistemit ekonomik, që duke vazhduar zbatimin e masave historike të reformës, qeveria synon të trajtojë joefikasitetin strukturor dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm.


§ Zgjerimi i hapjes së nivelit të lartë, me synimin që stabilizimi i tregtisë së jashtme dhe investimeve të mbetet një prioritet për sa kohë që Kina kërkon të balancojë presionet e jashtme dhe të ruajë rolin e saj të rëndësishëm në tregjet globale

§ Parandalimi i rrezikut në fushat kyçe, do të arrihet duke marrë masa për të adresuar rreziqet financiare dhe sistematike, veçanërisht në borxhin e qeverisjes vendore dhe fusha të tjera kritike

§ Promovimi i urbanizimit dhe rigjallërimi rural duke avancuar integrimin urban-rural përmes politikave të koordinuara që mbështesin modernizimin si në mjediset urbane ashtu edhe në ato rurale

§ Forcimi i strategjive të zhvillimit rajonal do të synojë të çlirojë më tej potencialin e rritjes dhe të adresojë pabarazitë nëpër provinca dhe qytete,

§ Përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër me synimin e transformimit gjithëpërfshirës eko-miqësor për të arritur qëndrueshmërinë dhe objektivat e reduktimit të karbonit.

§ Rritja e cilësisë së jetesës dhe stabilitetit social, me objektivin që mirëqenia publike të ketë përparësi për të përmirësuar cilësinë e jetës, me një fokus të fortë në ruajtjen e stabilitetit social

Për punën ekonomike të vitit të ardhshëm, rritja e konsumit mbetet një fjalë kyçe. Konferenca nxiti përpjekje të mëtejshme për të nxitur konsumin, si strategji thelbësore për stabilizimin e rritjes në vitin 2025. Për këtë do të zbatohet një fushatë e veçantë për të rritur besimin dhe fuqinë blerëse të konsumatorëve. Rritja e konsumit të brendshëm nuk është vetëm një zgjidhje për rreziqet e jashtme. Ai është gjithashtu një burim i besueshëm i rritjes me cilësi të lartë për ekonominë kineze. “tranzicioni nga një model i rritjes së udhëhequr nga eksportet dhe investimet në një model të bazuar në konsumin e brendshëm dhe inovacionin përbën një transformim strukturor themelor,” ka theksuar ekonomisti laureat i çmimit Nobel, Michael Spence, duke shtuar se Kina ka arritur në fazën e zhvillimit ku kërkesa e brendshme duhet të përbëjë pjesën më të madhe të kërkesës agregate.

Konferenca vlerëson të një rëndësie të veçantë zgjerimin e kërkesës së brendshme për të luftuar konsumin e ngadaltë dhe për të rigjallëruar ekonominë. Kjo përfshin zbatimin e nismave të veçanta për të stimuluar konsumin e familjeve, veçanërisht në mesin e grupeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Me më shumë se 1.4 miliardë njerëz dhe 190 milionë subjekte biznesi, konsumi i brendshëm i Kinës ka një perspektivë optimiste. Kjo, së bashku me një mori politikash stimuluese do të sigurojë një potencial të rritjes së konsumit. Theksi mbi konsumin e brendshëm nuk do të thotë se Kina do të tërhiqet nga politika e saj e dyerve të hapura. Konferenca Qendrore Ekonomike e Punës theksoi gjithashtu se vendi duhet të zgjerojë hapjen e saj me standarte të larta dhe të mbajë të qëndrueshme tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja.

Presidenti Xi, ka theksuar se : “përpjekje duhet të bëhen vitin e ardhshëm për të zbatuar politika makro ekonomike më proaktive dhe me ndikim, për të zgjeruar kërkesën e brendshme, për të promovuar zhvillimin e integruar të inovacionit shkencor dhe teknologjik dhe inovacionin industrial, për stabilizimin e pasurive të paluajtshme dhe tregjet e aksioneve, për të parandaluar dhe zgjidhur rreziqet në fushat kryesore dhe të jashtme …”.

Burimi CGTN

I vonuar por asnjëherë i harruar Tonin Shtjefni!

Figurë emblematike për Shkodrën dhe qytetarinë shkodrane dhe jo vetëm, poeti, shkrimtari, gazetari dhe intelektuali i spikatur Tonin Shtjefni

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

I vonuar por asnjëherë i harruar Tonin Shtjefni!

Figurë emblematike për Shkodrën dhe qytetarinë shkodrane dhe jo vetëm, poeti, shkrimtari, gazetari dhe intelektuali i spikatur Tonin Shtjefni