Automotoparku, Rama: 1 miliard shikues do t’i kenë sytë në Elbasan në “Formula 1”

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të funksionojë gjatë 365 ditëve të vitit, duke ofruar shumë shërbime.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të funksionojë gjatë 365 ditëve të vitit, duke ofruar shumë shërbime.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për rijetësimin e Kalasë së Elbasanit, Rama solli në vëmendje edhe rëndësinë e investimit në automotoparkun e Elbasanit.

Rama u shpreh se me “Formula 1” kalohet në 1 miliard shikues që do t’i kenë sytë në Elbasan në ato tri ditët e provave të garës.

“Por, automotoparku do të funksionojë edhe si një pikë e shumë shërbimeve, do të performojë si një pikë e edukimit të sigurisë rrugore, edukimit kombëtar të sigurisë rrugore; si pikë për gara të nivele të ndryshme motoçiklistike dhe do të funksionojë edhe si një pikë për turizmin e përditshëm për shumë e shumë arsye me muzeumin, me zonat rekreative e të tjerë”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Xhiron e Italisë në çiklizëm, si vendi ku do të bëhet nisja e madhe.

“Kjo do të na sjellë në rastin e Xhiros 200 sytë e 200 vendeve, në tri ditë, në tri zona të ndryshme: Durrës, Tiranë dhe Vlorë, ku praktikisht për gjithë periudhën e transmetimit live nga 200 televizione të botës do të shihet Shqipëria turistike dhe do të shihet vendi për t’u vizituar”, shtoi ai.

Kryeministri i konsideroi Durrësin, Dibrën dhe Elbasanin, si tre degëzime të natyrshme të metropolit të Tiranës.

“Me këtë zhvillim me këta komponentë, besoj që më herët se vonë të gjithë ata që jetojnë në Elbasan do të jenë faktikisht, jo thjeshtë nga pikëpamja e distancës, por dhe nga pikëpamja e integrimit ekonomik dhe social, pjesë e metropolit të kryeqytetit. Kemi transformimin dhe kapërcimin e Elbasanit në një nivel tjetër. Në një nivel ku gjithë fluksi turistik që sot ka një përqendrim të madh në Tiranë, që askush nuk e imagjinonte, deri jo shumë vite më parë, që Tirana do të ishte një destinacion turistik, një qytet që në periudhën e verës ishte i vdekur faktikisht, dhe që sot është plot dhe që ka një turizëm gjithëvjetor – të jetë pjesë Elbasani i kësaj historie transformimi”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimi në lagjen “Kala”, Gonxhja: Krijojmë një qendër të jashtëzakonshme të kulturës dhe turizmit

Ministri i MEKI: Projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimi në lagjen “Kala”, Gonxhja: Krijojmë një qendër të jashtëzakonshme të kulturës dhe turizmit

Ministri i MEKI: Projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik