Reshje dëbore, Balluku: Strukturat në krye të detyrës në mbarë vendin
Balluku ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po kryejnë borëpastrueset në akset rrugore, teksa i bëri apel drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, sipas zonave ku qarkullojnë.
Gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe paraditen e së dielës vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës kryesisht në zonën veriore dhe në zonën juglindore.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se, grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme.
Balluku ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po kryejnë borëpastrueset në akset rrugore, teksa i bëri apel drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, sipas zonave ku qarkullojnë.
“Siguria rrugore është jetësore në këto momente. Evitoni lëvizjet automobilistike të panevojshme”, shkruan Balluku.
Burimi ATSH