112-vjetori i Policisë, kurora lulesh në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta, për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut.


Paraditen e sotme, me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

“Në ditën e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, nderojmë kujtimin e Dëshmorëve të Atdheut, që kanë dhënë jetën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Kurorat në Memorialin e të rënëve pranë Akademisë së Sigurisë, janë simbol i respektit dhe mirënjohjes për sakrificën e tyre sublime. Punojmë çdo ditë për një Polici më të fortë, pranë qytetarëve dhe në shërbim të ligjit. Lavdi dhe mirënjohje të përjetshme”, u shpreh ministri Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta, për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit shqiptar.

Gjithashtu, Proda u shpreh se, “kujtimi dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, është një motiv i fortë pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për ta ruajtur të denjë simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari”.

Burimi ATSH

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…