Celibashi thirrje shtetasve shqiptarë në diasporë: Regjistrohuni për zgjedhjet e 11 majit


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bëri thirrje sot shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Regjistrohu sa më shpejt dhe sigurohu që zëri yt të dëgjohet më 11 maj”, bëri thirrje Celibashi, teksa theksoi se po vijon me intensitet regjistrimi për të gjithë zgjedhësit me qëndrim jashtë Shqipërisë.

Shtetasit shqiptarë mund të votojnë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nga shteti ku kanë vendqëndrimin.

“Regjistrimi është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan të votojnë nga jashtë”, theksoi Celibashi.

Për t’u regjistruar qytetarët duhet të shkarkojnë aplikacionin e KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.