Tajani: Mbështetje Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE

Zëvendëskryeministri, njëherazi ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani deklaroi sot se të nisësh ”Giro d’italia” nga Shqipëria, është si t’u thuash shqiptarëve që ne jemi gati t’ju presim në Bashkimin Europian.

‘Kemi një zyrë të posaçme në ministri që i jep jetë diplomacisë sportive që kemi menduar ta zhvillojmë më shumë. Sporti nuk është vetëm një instrument social. ”Giro d’italia” ka vendosur të nisë nga një vend mik si Shqipëria”, theksoi Tajani.

“Kjo xhiro i jep një sinjal të fortë mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ne duam të futen sa më shpejt në BE. Ka një vlerë sporti edhe si strategji politike, të politikës sonë të jashtme. Ta nisësh Giro d’italia nga Shqipëria, është si t’u thuash shqiptarëve që ne jemi gati t’ju presim në BE, dhe përmes Shqipërisë gjithë Ballkanin”, theksoi Tajani.

“Giro d’Italia”, është një mbështetje e madhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe si një strategji për të treguar mbështetjen e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit. Kjo garë që niset nga Shqipëria nuk është vetëm një garë, por edhe një instrument politik që tregon mbështetjen për Shqipërinë”, nënvizoi Tajani.

Lexo më shumë nga

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…

Global 360

Biden nderon papa Françeskun me Medaljen prestigjioze të Lirisë

Që nga viti 2013, papa Françesku ka qenë lideri jo vetëm i rreth 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, por…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia