Elbasan, ndriçim inteligjent dhe rritje e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike
Bashkia e Elbasanit po vijon bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në projektet që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.
Bashkia e Elbasanit po vijon bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në projektet që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.
Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja priti sot në një takim delegacionin e Forumit të Partneritetit të Gap Fund, me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme si Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Qeveria e Luksemburgut, GIZ, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Botërore.
Në fokus ishte studimi i parafizibilitetit për ndriçimin inteligjent dhe rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike, dy projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Llatja vlerësoi se ky bashkëpunim jo vetëm që ndihmon në përballjen me sfidat klimatike, por gjithashtu tregon se Elbasani po bëhet një pikë referimi në rajon për politikat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Ai falenderoi Gap Fund dhe Bankën Europiane për Zhvillim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë rrugëtim të rëndësishëm.
Burimi ATSH