Qose në SHBA, mbështetje për rritjen e sigurisë në burgjet e Shqipërisë
Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB), e kryesuar nga drejtori i përgjithshëm Klevis Qose po zhvillon një vizitë në SHBA, ku u pritën në takim nga drejtori i Programit Ndërkombëtar të Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Kriminale (ICITAP), Gregory Ducot.

Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implementohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri, si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.
Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, drejtor ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland.
Delegacioni i DPB ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP, që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Kjo vizitë është pjesë e programit të financuar nga ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese në DPPM, si mbështetje dhe partneritet i vazhdueshëm me sistemin shqiptar të burgjeve dhe korrektimeve, mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.
Gjatë aktivitetit u diskutuan tema të tilla si siguria në burgje, programet rehabilituese, teknologjia informative dhe menaxhimi i institucioneve korrektuese.
Burimi ATSH