Komunikimi demaskon dezinformimin në medien amerikane për Kinën

Evan Kaili dhuroi albumin Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Çikago/Foto nga i intervistuari Evan Kail

Evan Kail është një amerikan i njohur në rrjetet sociale, që ka një dyqan monedhash dhe koleksionesh në shtetin e Minesotës. Dy vjet më parë, një klient i dërgoi atij një album fotografik të kohës së Luftës së Dytë Botërore që dokumentonte pushtimin e Kinës nga Japonia. Ai postoi një video për këtë në “TikTok”, e cila tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, duke ngjallur diskutime të shumta dhe duke ndryshuar jetën e tij.

“Në fillim u përshëndeta si një hero që kishte zbuluar prova që nuk ishin parë deri atëherë për Masakrën e Nankinit, një ngjarje në vitin 1937 që historianët e kanë quajtur me të drejtë një ‘holokaust i harruar’. Por, brenda 48 orësh, kjo prirje ndryshoi dhe u etiketova si ‘gënjeshtar’. Spekulimet për qëllimet e mia ‘të liga’ ishin të shfrenuara. Njerëzit thanë se po përdorja një krim lufte për të shtuar famën time,” shprehet ai.

Dy muaj më vonë, Evani ia dhuroi albumin Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Çikago dhe mori një dhuratë shtetërore të Kinës, një porcelan delikat, si vlerësim për veprimin e tij. Vetëm tre të huaj në histori kanë marrë një dhuratë kombëtare të Kinës, që janë pikërisht Henry Norman Bethune, John Rabe dhe Evan Kail.

Në nëntor të vitit 2024, Evani vendosi t’i përjetojë nga afër zhvillimin e Kinës, kulturën kineze dhe jetën e popullit kinez, për të parë nëse ajo që thuhej për Kinën ishte e vërtetë. Vizita i dha gjithashtu një mundësi për shkëmbime të thella me të rinjtë kinezë.


Evan Kaili në qytetin Harbin/Foto nga i intervisturi Evan Kail

Me të mbërritur në Pekin, ai u prit si hero, me një “armatë” gazetarësh që kishin dalë për të në aeroport dhe dhjetëra milionë përdorues interneti që ndoqën konferencën e tij të shtypit. “Turmat më njihnin në rrugë dhe vështirë të shkoja kund pa u ndalur për foto dhe komplimente,” tregon Evani.

Para se të vinte në Kinë, shumica e njohurive të tij për këtë vend ishin nga mediat perëndimore. Pasi qëndroi në Kinë për gjysmë muaji, “gjëja më e rëndësishme që zbulova, është se ato që thoshin mediet perëndimore nuk ishin të vërteta,” tha ai.

Evani vizitoi qytete si Pekini, Tianjin-i, Shangai, Hangzhou dhe Harbin-i e bisedoi me shumë të rinj kinezë, duke u treguar për jetën e vet dhe duke mësuar për jetën e tyre. Ai zbuloi se informacioni për Kinën në Perëndim ishte plotësisht i pasaktë.

“ ‘Sistemi i kredisë shoqërore’? Një fabrikim. Duket që media perëndimore i ka zmadhuar apo edhe sajuar disa aspekte, pasi përvoja ime këtu tregon se njerëzit nuk jetojnë ashtu siç e kanë përshkruar mediet perëndimore. Ata nuk jetojnë me frikën se do të burgosen për çdo fjalë që thonë,” shprehet Evani. Dhe më pas shton: “Ky është një vend me kulturën dhe mënyrën e tij unike të jetesës, që unë i vlerësoj shumë. Askush nuk është i përsosur, por (Kina) nuk është ankthi distopik që mediat në Perëndim të bëjnë të besosh.”

Problemi nuk është vetëm ajo që mediat perëndimore raportojnë dhe se si ato zgjedhin ta raportojnë, por edhe ajo që zgjedhin të mos raportojnë. Një ditë pasi Evani u takua me përfaqësuesit e ambasadës kineze dhe u dhuroi albumin e fotografive, ai ishte i sigurt se një tjetër stuhi mediatike po e priste.


Evan Kaili para murit përkujtimor të viktimave në Masakrën e Nankinit/Foto nga i intervisturi Evan Kail

“Hyra në dyqanin tim mëngjesin tjetër, duke pritur të njëjtin kaos që kisha hasur më parë. Por në vend të kësaj, nuk kishte asgjë, vetëm heshtje. Historia e dhurimit dhe dhurata diplomatike e porcelanit ishte lajm kryesor në Kinë, por asnjë media perëndimore nuk më kontaktoi. Gjatë dy vjetëve që nga ajo kohë, e kam bërë misionin tim për të mbushur hendekun midis ShBA-së dhe Kinës. Unë kam përfituar nga fama ime e rastit për të promovuar paqen, por sa më shumë që mësoj, aq më e qartë bëhet se media në Perëndim është pjesërisht fajtore për shkëputjen midis dy vendeve tona,” vëren ai.

Media luan një rol të rëndësishëm në formësimin e marrëdhënieve Kinë-ShBA, duke ndikuar në opinionin publik. Evani tha: “Kam kaluar shumë kohë duke ndjekur mediet nga të dyja anët e botës, dhe një gjë që bie në sy – negativiteti. Media perëndimore, në veçanti, e ka ndërtuar biznesin e saj mbi nxitjen e frikës dhe sensacionalizmin. Shikoni se si çdo histori pozitive për Kinën në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në diçka të errët dhe të keqe. Kur ishte hera e fundit që një histori vërtet pozitive dhe jo bardhezi për Kinën është bërë titull kryesor në Perëndim? Jo shpesh.”

Për të rinjtë nga të dyja palët, ky lloj keqinformimi mund të krijojë keqkuptime dhe pengesa në komunikim. Mediat vendore nuk kanë komentuar mbi përpjekjet e Evanit për paqe dhe përmirësimin e komunikimit, apo për negativitetin që ai thotë se tregohet ndaj Kinës.

“Nëse ShBA-ja dhe Kina do të punonin së bashku, do të kishin një bashkëpunim të vërtetë, bota do të ishte një vend shumë më i mirë. Por që kjo të ndodhë, mënyra e të rrëfyerit e medias duhet të ndryshojë. Unë po bëj gjithçka që mundem për të promovuar paqen, por është e vështirë kur njëra anë refuzon të pranojë të vërtetën. Mediet perëndimore duhet të ndalojnë ‘të ushqyerit’ e amerikanëve me negativitet për Kinën. Ata na kanë shitur ‘ushqim të shpejtë’ kur ne meritonim një ‘vakt me ushqime të zgjedhura’,” tha Evani.

Promovimi i komunikimit ndërkulturor ndërmjet të rinjve në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara është me rëndësi të madhe në botën e sotme të globalizuar. Kjo mund të thyejë barrierat dhe ‘të ndërtojë’ mirëkuptim, respekt e bashkëpunim të ndërsjellë. Historia e Evan Kail-it është një shembull kuptimplotë që tregon se si media mund ta lehtësojë ose pengojë një komunikim të tillë dhe që kontrasti ndërmjet mënyrës sesi Lindja dhe Perëndimi i shohin gjërat është shumë i dukshëm.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…

Global 360

Biden nderon papa Françeskun me Medaljen prestigjioze të Lirisë

Që nga viti 2013, papa Françesku ka qenë lideri jo vetëm i rreth 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, por…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…