Muzhaqi: Programi “Arte dhe Zeje” në 200 shkolla, kurse për talentet e fëmijëve
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi shkollën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi shkollën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan.
Artistët e talentuar të shkollës “Ptoleme Xhuvani” vunë në skenë komedinë “Pallati 176”, të përgatitur si pjesë e Programit Kombëtar “Arte dhe Zeje”, që zbatohet në këtë shkollë dhe mbështetet nga qeveria, falas për çdo fëmijë.
Ministrja Muzhaqi tha se “pikturat fantastike dhe muralet e krijuara nga të rinjtë e kësaj shkolle tregonin aftësitë e tyre krijuese, të cilat janë realizuar si pjesë e të njëjtit program “Arte dhe Zeje”, i cili ofron një shumëllojshmëri kursesh për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e fëmijëve”.
Ky program tashmë zbatohet me sukses në 200 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Ai ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore në pikturë, vegla muzikore, zeje, teatër, sport, teknologji, etj.
Burimi ATSH