Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe zëvendësministri i Brendshëm Juljan Hodaj prezantuan para kryetarëve të bashkive të qarkut, prefektin Nesturi.


Në Prefekturën e qarkut të Vlorës u bë sot prezantimi i prefektit të ri, Plator Nesturi.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe zëvendësministri i Brendshëm Juljan Hodaj prezantuan para kryetarëve të bashkive të qarkut, prefektin Nesturi.

Vengu vlerësoi eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, duke veçuar kontributin në administratë, medie apo në diplomacinë shqiptare.

Ndërsa zv/ministri Hodaj shprehu bindjen se nën drejtimin e Nesturit ky institucion do të vazhdojë të përmbushë me profesionalizëm detyrat dhe përgjegjësitë që ka ndaj qytetarëve.

“Si Ministri e Brendshme ne jemi munduar të plotësojmë kuadrin ligjor. Kemi miratuar një ligj të ri për Prefektin, si dhe VKM-të përkatëse edhe në lidhje me krijimin dhe funksionimin e këshillave vendorë. Objektiv madhor i prefektit për vitin 2025 do të jetë koordinimi me KQZ-në në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025”, u shpreh Hodaj.

Një çështje tjetër me shumë rëndësi mbetet, sipas tij, edhe zbatimi i ligjeve, duke përfshirë aktet vendore. Hodaj nënvizoi se “Prefekti është një hallkë kyçe në mbarëvajtjen e punës së çdo institucioni në qark”.

Po ashtu, Hodaj veçoi emergjencat civile si një prioritet i vazhdueshëm i prefektit. Në këtë drejtim, ai theksoi se Prefektura duhet të rishikojë dhe përditësojë të gjitha planet e emergjencave me synim parandalimin, por edhe minimizimin e pasojave në kohë rekord.

Nga ana e tij, prefekti Nesturi shprehu angazhimin për të dhënë një kontribut shtesë për zgjidhjen e problematikave në qark.

“Jam vërtetë i privilegjuar dhe i nderuar për këtë detyrë. Kam qenë gjithmonë i lidhur me zonën e Vlorës, këtej jam si origjinë. Gjithë angazhimi im do të jetë për të dhënë një kontribut shtesë për gjithë qarkun e Vlorës, për gjithë problematikat e tij. Rëndësi ka koordinimi me të gjitha institucionet përkatëse për të dhënë energjizim edhe më të madh”, tha ai.

Burimi ATSH

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…