Rama surprizon Melonin në Abu Dabi, dhuratë të veçantë për ditëlindjen e saj
Urimi i Ramës për homologen italiane ka marrë vëmendjen e gjitha mediave të pranishme për të ndjekur eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025.
Kryeministri Edi Rama ka surprizuar sot Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni për 48-vjetorin e lindjes në mbërritjen e saj në Abu Dabi.
Rama i dhuroi homologes italiane një shall, ndërsa i shpjegoi se “shalli është prodhuar nga një italian që vite më parë u zhvendos në Shqipëri, ndërsa tani ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare”.
Rama dhe Meloni ndodhen në Abu Dhabi, ku në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, nënshkruan edhe marrëveshjen trepalëshe (Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe) në fushën e energjisë.
“Me sheiken”, shprehet Rama, ndërsa i vendos Melonit shallin në kokë.
Ndërkohë me shaka Meloni iu përgjigj: “Duhet të ndalosh me këtë histori”.
Urimi i Ramës për homologen italiane ka marrë vëmendjen e gjitha mediave të pranishme për të ndjekur eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025.