26 vite nga masakra e Reçakut, Balla: Akt barbar që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës

Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla përkujtoi sot 26-vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë.

Balla theksoi se “ky akt barbar që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës”.

“26 vite më parë, më 15 janar të vitit 1999, ata pak banorë që nuk ishin larguar ende nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes në Kosovë u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës. Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë”, u shpreh Balla në një reagim në rrjetet sociale.

Balla kujtoi se “kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker”.

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…