Shqipëria i hap derën një familjeje nga Gaza, Rama: Fëmija 1 vjeç trajtim mjekësor në QSUT
Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza.
Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se një fëmijë 1 vjeç nga Gaza, i cili kishte probleme shëndetësore, po merr trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.
“Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, u shpreh kryeministri Rama.
Burimi ATSH