Veliaj: Stadiumi Dinamo do të bëhet si Arena Kombëtare
Një tjetër projektvendim i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ishte ai për rijetëzimin e stadiumit Dinamo.
Një tjetër projektvendim i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ishte ai për rijetëzimin e stadiumit Dinamo.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se stadiumi do bëhet më modern dhe do i shtojë ndjeshëm vlerën zonës, ashtu sikurse stadiumi “Air Albania” që është kthyer në një pol shumë të rëndësishëm për qytetin.
“Arena Kombëtare është kthyer në një histori suksesi. Ne mund ta kthejmë edhe stadiumin Dinamo në një histori suksesi. Propozimi që kemi është që të vazhdojmë dhe të bëjmë një Arena Kombëtare tjetër për qytetin”, tha Veliaj.
“Kur është ndërtuar stadiumi Dinamo në 1955, me ate stilin sovjetik, Tirana ka pasur 5-6 ekipe, ndërkohë që sot po mundohemi ta riaktivizojmë dhe të rienergjizojmë sportet në Tiranë. Ky është propozimi që kemi dhe kam përshtypjen që kush ka parë Arenën Kombëtare kupton që na del më mirë për qytetin dhe për ekipin”, sqaroi Veliaj.