Kampi Rajonal i Restaurimit zgjedh monumentet e Krujës në edicionin e 53-të

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Albania) njoftoi se do të organizojë Kampin e 53-të Rajonal të Restaurimit, në qytetin magjepsës të Krujës.


Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Albania) njoftoi se do të organizojë Kampin e 53-të Rajonal të Restaurimit, në qytetin magjepsës të Krujës. Kjo e bën emocionues fillimin e vitit 2025, shprehet CHwB Albania në rrjetet sociale, duke vlerësuar Krujën si një thesar të vërtetë të Shqipërisë, qytet i njohur për trashëgiminë e tij kulturore mahnitëse, peisazhet e mrekullueshme dhe destinacionet turistike plot jetë.

Me këtë rast CHwB Albania shpall thirrjen për të gjithë të apasionuarit pas restaurimit dhe konservimit, për të kapur këtë mundësi, për të përfituar një eksperiencë praktike në një prej monumenteve ikonike kulturore të Krujës.

Aplikimet do të përfundojnë më 10 shkurt 2025 ndërsa kampi i restaurimit në Krujë, pritet të nisë në fillim të prillit dhe do të ketë si temë “Konservimin e Monumenteve”.

CHwB Albania thotë se u zgjodh Kruja pasi është një qytet i mbushur me histori, kulturë dhe traditë. Nga legjendat e saj frymëzuese deri tek arkitektura mahnitëse, Kruja mahnit dhe frymëzon.

Ashtu si edhe për kampin e 52-të restaurues që u zhvillua më herët në Gjirokastër, edhe për Krujën, CHwB Albania ruan moton “Të ruajmë të kaluarën, të festojmë të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen”.

Kampi Rajonal i Restaurimit mbështetet nga Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, Ambasada Amerikane, Instituti Suedez etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…